40 Hadithe Mbi Moralin
Autor i librit: Ahmed Muadh Hakkij

02.


02. Burimi i moralit te larte



02. Nevas ibën Sem’an Elensarij [radiall-llahu anhu] thotë: e pyeta Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për mirësinë dhe mëkatin dhe më tha: “bamirësi është morali i lartë kurse mëkat është ajo që të brenë në zemër dhe urren që ta shohin njerëzit.” (Transmeton Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Pasha njeriun dhe Atë që e përsosi atë. Pastaj ia tregoi Atij çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë për të.” (Shems – 7,8)

Poashtu thotë: “Anuk i bëmë Ne për të dy sy? Dhe një gjuhë dhe dy buzë? Dhe ia treguam atij dy rrugët (të drejtën dhe të gabuarën)? (Beled – 8,9,10)

Dijetarët thonë: “bamirësia” ka kuptim të gjërë, ajo ka kuptimin e: lidhjes farefisnore, butësisë, shoqëriaë të sinqertë, sjelljes të mire, rrespektit, të gjitha këto cilësi janë përmbledhje e normave të moralit të lartë. (Elminhaxh sherh sahihil Muslim ibën Haxhaxh – 4/1980)

Nga hadithi i lartëpërmendur bëhet e qartë se burimi i moralit të lartë është natyrshmëria e pastër e njeriut. Kur’ani famëlartë sqaron faktin se shpirti i njeriut është depo e një sistemi ligjor moral që është rregulluar që prej krijimit të ndjenjës për të mirën dhe të keqen, siç thotë Allahu : “Pasha njeriun dhe Atë që e përsosi atë. Pastaj ia tregoi Atij çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë për të.” (Shems – 7,8)

Njeriu është udhëzuar që të dallojë moralin (nderin) nga amorali (panderësinë) nëpërmjet shikimit (dijes) të çiltër që e posedon, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: ““A nuk i bëmë Ne për të dy sy? Dhe një gjuhë dhe dy buzë? Dhe ia treguam atij dy rrugët (të drejtën dhe të gabuarën)?(Beled – 8,9,10), poashtu në një ajet tjetër kur’anor thotë: “Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë e ai do të jetë mirënjohës ose përbuzës.” (Insan – 3)

Pra njeriu posedon ndjenjë të brendshme me të cilën dallon të mirën prej të keqes. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Njeriu është dëshmitarë i vetvetes. Edhe pse ai i paraqet arsyetimet e veta.” (Kijame – 14,15)

Megjithëkëtë, shohim se këtë dritë të mbjellur në shpirtin e njeriut e shuajnë zakonet shoqërore të trashëguara prej gjenerate në gjeneratë ashtu siç e shuan rrethi shoqëror. Pejgmaberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke transmetuar nga Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Unë i krijova robërit e mij të gjtihë në fe të drejtë, mirëpo djajtë u erdhën atyre dhe i larguan nga feja e tyre dhe ua ndaluan atyre atë që Unë ua pata lejuar.” (Transmeton Muslimi). Njëashtu Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “çdo fëmijë lindet në fenë e pastër, pastaj prindërit e tij e bëjnë hebrej, të krishterë apo adhurues të zjarrit, ashu sikur kafsha e cila lindë viçin pa të meta, a mund të shihni në të ndonjë mangësi?” (Transmeton Buhariu)

Dritën e paraqitur në ndjenjë të brendshme te njeriu, për të dalluar të mirën prej të keqes e shujanë edhe intereset personale dhe epshet. Mirëpo, edhe nëse nuk janë prezente të gjitha këto pengesa të natyrshmërisë së pastër përsëri ajo mbetet e mangët në aspektin moral nëse mbështetemi vetëm në të. Për këtë shkak urtësia e Allahut [subhanehu ve teala] ishte që ta plotësojë këtë dritë me shpallje hyjnore: Dritë përmbi dritë” (Nur – 35)
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free