40 Hadithe Mbi Moralin
Autor i librit: Ahmed Muadh Hakkij

28.

 
28. Drejtësia


28. Abdullah ibën Amër [radijall-llahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “të drejtit janë në piedestale te ndriçuara në të djathtën e Të Mëshirshmit - e të dy duart e Tij janë të djathta – ata që janë të drejtë kur gjykojnë, janë të drejtë në famijlet e tyre dhe në çwshtjet që i kanë në përgjegjësi.” (Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “jam urdhëruar që të mbajë drejtësi mes jush” (Shura – 15),poashtu thotë: “bëhuni të drejtë se vërtet Allahu i do të drejtit ” (Huxhurat – 9)

Drejtësia në gjuën arabe ka disa shprehje, prej tyre “adale” dhe “muadale” që nënkuptojnë barazi. Kurse shprehjet “adël” dhe “idël” janë të përafërta. Dallimi është në atë se fjala “adël” përdoret për gjërat që arrihen me logjikë sikur dispozitat. Kurse fjala “idël” apo “adil” përdoren për gjërat që arrihen me shqisa sikur gjërat që numërohen apo maten, pra “adël” (drejtësi) është barazia në kthimin e gjërave, nëse bëhet fjalë për të mirë kthehet po aq e mirë dhe e kundërta. Ihsan (bamirësi)është që ta kthej të mirën me një më të mirë, kurse të këqen më një më të vogël.

Kuptimi i hadithit është se këtë vlerë të madhe dhe këtë pozitë të lartë “a arrin ai që është i drejtë në pozitën e tij qoftë ajo pozita e halifes, vilajetit, gjykatës, urdhëruesit në të mira dhe ndaluesit nga të këqiat, apo në obligimet e tij që ka ndaj famijles së tij.

Për këtë e gjejmë në Kur’an se Allahu [subhanehu ve teala] e urdhëron Pejgamberin e tij që të jetë i drejtë “jam urdhëruar që të mbajë drejtësi mes jush” (Shura – 15), dhe ajeti “ kur të gjykoni mes njerëzve të gjykoni me drejtësi” (Nisa – 58)

Obligohemi që në gjykimet tona mos të ketë vend epshi, porse t’i përmbahemi drejtësisë në të gjitha çështjet edhe nëse e drejta është në dëmin tonë apo në dëm të njeriut më të afërt që kemi siç janë prindërit dhe farefisi “o ju që keni besuar vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të Allahut edhe nëse është kundër vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra epshin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu hollësisht di çka punoni.” (Nisa – 135), këtë metodologji duhet ta ndjekim edhe me njerëzit që më tëpër i urrejmë “o ju që besuat , bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos ju shtyj urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kinie dro Allahun se Allahu di hollësisht për atë që veproni.” (Maide – 8 )

Në një fjalë të urtë thuhet: drejtësia e pushtetmbajtësit është më e dobishme se frytet e kohës. Gjithashtu është thënë: nëse pushtetmbajtësi nuk është i drejtë njerëzit nuk e rrespektojnë.

Disa nëpunës i shkruan Omer ibën Abdulazizit një ankesë se qyteti i tyre ishte i pandërtuar dhe kërkonin ndihmë materiale për ndërtim e ai ua ktheu: e kuptova letrën tënde, kur të lexosh letrën time fillo ndërtimin e qytetit me drejtësi dhe pastroj rrugët e tij prej padrejtësisë sepse kjo është rindërtimi i tij me paqe.

Kur Omer ibën Abdulazizi u shpall halife ndërmori iniciativën për dhënien çdonjërit të drejtën e tij. Filloi me anëtarët e familjes së tij të tubuar në shtëpinë e hallës së tij të cilën e rrespektonte. Ai tha: Pejgamberi i Allahut ka ndjekur një rugë, pas vdekjes së tij, shokët e tij e ndjekën të njejtën rrugë e kur udhëheqjen e mori në dorë Muaviu, e tërhoqi djathtas dhe majtas, pasha Allahin nëse Allahu më jep jetë do ta kthej në atë rrugë të cilë e ndiqte Pejgamberi i Allahut dhe shokët e tij. Halla e tij i tha: o djal i vëllait tim, unë kam frikë që mos të të sjellin ata ditë të zezë! Ai u përgjigj: çdo ditë e frikshme është më e vogël se Dita e Kijametit.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free