21.
21. Zbatimi i amanetit
21. Hudhejfeja [radijall-llahu anhu] thotë: na ka treguar Pejgamberi [alejhi selam] dy hadithe, njërin prej e tyre e kam parë në praktikë kurse tjetrin pres që ta shoh. Hadithi i parë është: "Amaneti është vënduar thellë në zemrat e burrave, pastaj ka zbritur Kur'ani dhe e kanë mësuar këtë cilësi prej Kur'anit si dhe prej sunnetit." Më pas na rrëfeu për humbjen e amanetit, pra Pejgamberi [alejhi selam] tha: "Kur njeriu do të shtrihet të flejë do t’i mirret amaneti nga zemra dhe do të lë tragje të lehta, pastaj kur të flej përsëri do t’i mirret amaneti dhe në zemër do t’i mbeten tragje sikur që mbeten në dorë nga puna e rrëndë ashtu sikur t’i mëshosh një gaceje me këmbë derisa të bëhet copë thëngjilli e shuar të cilën e sheh se nuk ka gjë në të pastaj i mëshoi një guraleci me këmbë dhe tha: njerëzit do të kenë mardhënie tregtare ndërmjet tyre dhe gati se asnjëri nuk do të zbatoj amanetin, derisa do të thuhet: në filan fisi gjindet një njeri besnik (që zbaton emanetin) dhe do të thuhet për atë njeri: sa i përmbajtur që është! Sa i mirë dhe i men[ur që është! E ai nuk ka në zemrën e tij iman (besim) as sa një kokër." (Thotë Hudhejfeja): unë kam arritur një kohë kur nuk ishte me rrëndësi se me cilin kishe mardhënie tregtare, nëse ishte musliman feja e bënte besnik e nëse ishtë i krishterë ose jehudij, udhëheqësi i tyre i obligonte zbatimin e amanetit, kurse sot nuk mund të kem mardhënie tregtare vetëm se me filanin dhe filanin. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thtoë: "All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre." (Nisa – 58) dhe "Ne u ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejtë vetes, dhe ishte i padijshëm." (Ahzab – 72)
Amaneti në kuptimin e tij të gjërë don të thotë: të gjitha veprat me të cilat Allahu [subhanehu ve teala] e ka obliguar njeriun.
Kuptimi i hadithit është se amaneti do të largohet nga zemrat e njerëzve pak nga pak. Kur një pjesë e tij të largohet do të humbas drita e tij dhe do ta pason një errësirë me gjurmë të lehta, kur të largohet edhe pjesa tjetër atëherë gjurmët do të jenë edhe më të rrënda. Më pas përngjasohet largimi i dritës e cila ka qenë në zemër dhe e cila ka dalë pasiqë ishtë e ngulitur me një gacë të cilën njeriu e rrotullon me këmbën e tij derisa të mos shuhet. Mëshuarja e guralecit me këmbën e tij nga Pejgamberi [alejhi selam] ka kuptimin e sqarimit të asaj që e përmendi më parë, Allahu e din më së miri.(Elminhaxh i Neveviut, 2/169)
Është transmetuar deri te ne se gjërat e para që do të largohen nga ky ummet janë turpi dhe amaneti siç transmeton Ibën ebi Dunja: "gjërat e para që do të largohen nga ky ummet janë turpi dhe amaneti, pra luteni Allahun për to!". Dije se kur të humbet amaneti është afruar shaktërimi i kësaj bote siç është përmendur në hadith: "kur të humbet amaneti pritni shkatërrimin e kësaj bote! As-habët pyetën: si humbet amaneti? Tha: kur një post t’i jepet atij që s'është kompetent." (Trasnmeton Buhariu)
Për rëndësinë e amanetit flet hadithi i Pejgamberit [alejhi selam] "nuk ka iman ai i cili nuk e mban amanetin dhe nuk ka fe ai icili s’i përmbahet marveshjes." (Transmeton Imam Ahmedi), për këtë e gjejmë se tradhëtia e amanetit është prej cilësive të hipokritëve si [ thotë Pejgamberi [alejhi selam] : " shenjat e munafikut janë tre: kur flet gënjen, kur premton s'e përmbush premtimin dhe kur i lihet një gjë amanet e tradhton" (transmeton: Buhariu dhe Muslimi)
Pejgamberi [alejhi selam] thotë:"një njeri prej popujve para jush bënte shitblerje dhe mbante amanetin. Një ditë i erdhi një njeri dhe i mori një mijë dinar deri në një kohë të caktuar. Pasiqë erdhi koha e caktuar deshi që të kthente borxhin, mirëpo deti nëpër të cilin duhej të udhëtonte ishte tërbuar. E mori një copë druri, i vëndoi dinarët në të dhe u lut: o Zoti im! Filani më dha këtë pasuri në amanet kurse deti është tërbuar, pra dërgoja këtë pasuri atij, dhe e gjuajti drurin në det. Druri filloi të lëviz dukë e ngritur lartë një valë e duke e lëshuar poshtë tjetra. Borxhdhënësi doli të merr abdest për të falur namazin e drekës. Drurin të cilin e kishtë gjuajtur borxhamrrësi ra para këmbëve të tij. Ai porositi familjen e tij që të mos flasin rr eth kësaj derisa të falet. Më pas e mori drurin dhe kur pa në të një sërë dinarësh. i mblodhi dhe i mati ato. Kohë më vonë e takoi borxhmarrësin dhe i tha atij: a je ti filani? Ai u përgjigj: si jo! Pastaj i tha: a je ai që të dhash amanet ca dinarë? Ai u përgjigj: po, si jo. Ai përsëri i tha: ku janë paratë e mia? Ai u përgjigj: Allahu e di se unë me paratë tua bëra këtë e këtë! Ai ia ktheu: Allahu e ka [uar në vend amanetin tënd. Pejgamberi [alejhi selam] tha: vallë, cili prej këtyrë dyve më tepër ka mbajtur amanetin: ai i cili e dha apo ai i cili e ktheu pasurinë?! (Transmeton Haraitij)