06.
06. Dashuria ndaj Pejgamberit
06. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë:“Asnjëri nuk ka besuar përderisa të mos jem më i dashur tek ai se babai i tij, fëmija, vetvetja dhe njerëzit në përgjithësi”. (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Thuaj (o i dërguar): “ Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.” (Tevbe: 24)
Kuptimi i fjalës së Pëjgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadithin e lartëpërmendur “Asnjëri nuk ka besuar …” është: asnjëri nuk e ka plotësuar besimin (imanin) e tij.
Dije vëlla musliman, ti që do këtë Pejgamber bujar, se dashuria ndaj tij është e ndërlidhur me dashurinë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe është fryt i saj. Çdo musliman obligohet që t’i jep përparësi dashurisë në Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ndaj vetvetes së tij, pasurisë, prindit, fëmijës dhe tërë njerëzve në përgjithësi. Omer ibën Hattabi [radijall-llahu anhu] një rrast i tha Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : “O i Dërguar i Allahut, vërtet ti je më i dashur tek unë se çdo gjë përveç vetes time! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, derisa të jem më i dashur se vetvetja yte. Omeri [radijall-llahu anhu] më pas tha: tash, pasha Allahun, je më i dashur për mua se vetvetja ime.Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: tani po o Omer.” (Buhariu)
Njeriu e don një tjetër ose për shkak vyrtyteve me të cilat stoliset ai ose për shkak ndonjë të mire që ia ka bërë. Për Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!” (Kalem – 4). Nëse njeriu mediton rreth dobisë që ka përfituar nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili e nxori atë prej errësirave të kufrit në dritën e imanit, drejtpërsëdrejti apo me shkak, do të kuptojë gjithashtu se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] është shkaktar për qëndrimin e tij të përjetshëm në begatitë e Xhennetit, do të kuptojë se kjo është dobia më e madhe në të gjitha aspektet dhe për këtë arsye Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] meriton që dashuria ndaj tij të jetë më e madhe se dashuria ndaj tjerëve, sepse dobia e cila është shkak për të dashur atë është më e madhe se dobitë tjera, mirëpo njerëzit dallojnë nga kjo pikpamje varësisht prej kjelltësisë apo jovigjilencës së tyre. Nuk ka dyshim se Sahabët (shokët e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ) [radijall-llahu anhum] në mënyrë më të plotë e kanë kuptuar këtë sepse ky është fryti i kuptimit, kurse ata më mirë e kuptuan këtë gjë.
Kurtubiu thotë: “çdonjëri i cili beson me besim të vërtetë në Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk mund që të mos gjejë në veten e tij diçka prej kësaj dashurie që i kalon të gjitha dashuritë, vetëm që ata dallojnë mes tyre. Ndonjëri e gjenë këtë dashuri të përmbushur, e tjetri tepër të mangët sikur ai i cili është fundosur në lezatime, i mpirë nga jovigjilenca në kohën më të madhe, mirëpo shumë prej tyre kur përmendet Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] përmallohen dhe dëshiron ta sheh atë, e mbivlerëson ndaj familjes, fëmijës, pasurisë dhe prindit të tij, e vëndon veten në rrezik. Në veten e tij gjen një nxitës që nuk ka mëdyshje në të.” (Fethul Bari/1-59)
Prej shenjave të kësaj dashurie është të kapurit për sunnetin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe zbatimi i urdhërave të tij. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare.”(Ahzab – 36)
Prej shenjave të kësaj dashurie është të ndriçuarit me dritën e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] si dhe të udhëzuarit me udhëzimin e tij, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Juve ju erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë.” (Maide – 15), “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë” (Ali Imran – 31).
Prej shenjave të kësaj dashurie është të stolisurit me moralin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] , Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ju keni shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut” (Ahzab – 21)
O Allah i ynë! Ndriçoi zemrat tona me dashurinë ndaj Teje, ndaj Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ndaj atyre që juve ju duan!