07.
07. Dashuria për hir të Allahut, subhanehu ve teala
07. Transmeton Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk do të hyni në Xhennet përderisa të besoni, e nuk keni besuar përderisa ta doni njëri tjetrin. A doni që t’ju tregoj një fshehtësi të cilën po e vepruat do ta doni njëri tjetrin? Përhapni selamin mes jush! ”(Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Edhe ata të cilët para tyre patën shtëpitë e tyre(në Medine) dhe pranuan Besimin, - i duan ata që u shpërngulën tek ata” (Hashër – 9)
Dashuria për hir të Allahut është fryt i dashurisë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] , ajo ështtë begati hyjnore, shkëlqim perendie dhe dritë që Allahu e hudh në zemrat e besimtarëve, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.” (Enfal – 63)
Merrudhij thotë: është pyetur Ebu Abdullah Ahmed ibën Hanbeli: ç‘është dashuria për hir të Allahut? Ai tha: të mos e duash ndokend për ndonjë të mirë të kësaj bote që e posedon ai. (Transmeton Muslimi)
Kjo dashuri jep fryte në këtë botë dhe botën tjetër. Nga ato fryte veçojmë:
- besimtari ndien ëmbëlsinë e imanit, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “ Kush posedon tre gjëra, do të shijojë ëmblësinë e imanit: ta don Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta don vëllain e tij vetëm për hir të Allahut …”
- ata që duan njëri tjetrin për hir të Allahut do të jenë nën hijen e Arshit, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Allahu [subhanehu ve teala] Ditën e Kijametit thotë: ku janë ata të cilët kanë dashur njëri tjetrin për hir Madhërisë Time? Sot do të jenë nën hijen Time, në këtë kur nuk ka hije tjetër pos hijes Time.” (Muslimi)
- në këtë ditë të vështirë (Ditën e Kijametit) ata do të jenë të siguruar në podiume të dritës, të cilëve ua kanë lakmi madje edhe pejgamberët dhe shehidët, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Allahu thotë: ata që duan njëri tjetrin për hir të madhërisë Time, ata kanë podiume të dritës dhe ua kanë lakmi pejgamberët dhe shehidët.”(Tirmidhiu)
- mbi të gjitha, ata fitojnë dashurinë e Allahut ndaj tyre. Ah sa i lumtur që është ai që fiton dashurinë e Allahut! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “një njëri vendosi të vizitojë vëllain e tij (për nga feja, sh.p.) në një qytet tjetër. Allahu ia caktoi një melek në rrugë. Kur iu afrua meleku e pyeti: për ku je nisur? Kam një vëlla në këtë qytet dhe desha që ta vizitoj, tha ai. Meleku e pyeti përsëri: a mos të ka borxh ndonjë pasuri dhe shpreson ta përvetësosh? Ai tha: jo, vetëm unë e dua për hir të Allahut. Meleku tha: unë jam i dërguar prej Allahut te ti për të të lajmëruar se Allahu të don sikur që e deshe vëllain tënd për hir të Tij.” (Muslimi) Sikur dashuria për hir të Allahaut të mos kishte fryt tjetër përvç këtij do të majftonte. Atë të cilin e do Allahu ai është njeri i Zotit, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Allahu thotë: kur ta dua ndonjërin, bëhem dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi me të cilin shikon, dora me të cilën prek dhe këmba më të cilën ec. Nëse më kërkon diçka Unë ia jap, nëse më lutë që ta mbroj Unë e mbroj atë.” (Buhariu)
- prej gjërave të pakontestuara është se atë që e don Allahu e duan edhe banorët e qiellit dhe tokës, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kur e don Allahu një rob, thërret Xhibrilin: Allahu e don filanin, pra duaje edhe ti, dhe Xhibrili e don. Pastaj Xhibrili thërret banorët e qiellit: Allahu e don filanin, pra duajeni edhe ju, dhe banorët e qiellit (melekët) e duan, pastaj Allahu bën që njerëzit të pranojnë prej tij.” (Buhariu)
- prej fryteve të dashurisë për hir të Allahut është fitimi i Xhennetit, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush viziton një të sëmurë apo ndonjë vëlla të tij, për hir të Allahut, thërret një thirrës: Të lumtë dhe lum për ecjen tënde, ke përgatitur në Xhennet një shtëpi!” (Tirmidhiu)
- dashuria për hir të Allahut [subhanehu ve teala] është e pakëputur në këtë dunja dhe ne Ahiret, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Zuhruf – 67)
Në këtë kohë ku zotëron matrealizmi dhe mirësia matet me peshoret e saj, kemi nevojë të madhe që të njohim mënyrat e thellimit dhe përforcimit të kësaj dashurie, po përmendim më të rrëndësishmet:
- përhapja e selamit sikur që u përmend në hadithin e parë të këtij kapitulli: “A doni që t’ju tregoj një fshehtësi të cilën po e vepruat do ta doni njëri tjetrin? Përhapeni selamin mes jush!” (Muslimi)
- kur të takojë vëllai vëllanë le të buzëqesh, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:“mos përçmo asgjë nga punët e mira, madje as buzëqeshjen kur ta takosh vëllain tënd.”(Muslimi)
- kur vëllai të ndahet prej vëllait të tij le të kërkoj që të lutet për të duke qenë në vetmi.Transmetohet nga Ibën Omeri [radijall-llahu anhu] se Omeri [radijall-llahu anhu] mori leje prej Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] për të bërë një Umre. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] e lejoi dhe i tha: o vëlla, mos na haro gjatë lutjes tënde. Disa të tjerë nga Medineja i thanë: vëlla! Na shoqëro në lutjet e tua. Omeri [radijall-llahu anhu] tha: nuk ka qenë për mua diç më e dashur se fjala e tij “o vëlla”.” (Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij, Tirmidhiu në Xhami’ dhe thotë: hadithi është hasen sahih)
- nëse ndonjëri don vëllain e tij, le ta informoj atë se e don. (Ebu Davudi)
- t’I ofrojë vëllait të tij hedije, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “jepni njëri tjetrit dhurata që të duheni” (Imam Maliku në Muvetta)
Më bëftë Allahu mua dhe juve prej atyre që duan njëri tjetrin për hir të Tij dhe që fitojnë dashurinë dhe pajtimin e Tij.