20.
20. Heshtja dhe ruajtja e gjuhës
20.Transmeton Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [alejhi selam] ka thënë: " Kush beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit le të thotë fjalë të mira ose le të hesht. Kush beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit le të nderoj fqiun. Kush beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit le të nderoj mikun." (Trasnmeton Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi." (Isra – 36), "Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm." (Kaf – 18)
Fjala "kush beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit" e ka kuptimin: kush beson me besim të plotë që të shpëton prej dënimit të Allahut dhe që të shpien kah kënaqëisa e Tij. "Ose të thotë fjalë të mira ose të hesht" sepse ai i cili beson me besim të vërtetë frikohet prej kërcnimit të Allahut, shpreson shpërblmin e Tij, mundohet të zbatojë urdhërat, të largohet prej ndalesave dhe ajo që është më e rrëndësishmja kontrollimi i gjymtyrëve për të cilat kujdeset dhe për të cilat do të pyetet, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: " të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi." (Isra – 36) dhe " Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm." (Kaf – 18) kurse rrëshqitjet e gjuhës janë të shumta …
Disa dijetarë rreth kuptimit të hadithit kanë thënë: kur njeriu dëshiron të flet, mendon:nëse ajo që do të flet është mirësi e sigurtë që shpërblehet atëherë le të flet në të kundërtën duhet të heshtë pa marrë parsysh a i bëhet e qartë se ajo fjalë është e ndaluar(haram) e urrejtur (mekruh) apo as e lavdëruar as e urretjur (mubah). Në bazë të kësaj përfundojmë se fjalët që vlerësohen si "mubah" preferohet që të lihen e të mos shprehen nga frika që mos të tërheq fjala fjalën e të flet fjalë të urrejtura ose të ndaluara, sepse kjo gjë ka gjasa të mëdha të ndodhë, " Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm." (Kaf – 18)
Neveviu thotë: "ky hadith qartë na mëson se njeriu nuk duhet të flet vetëm nëse fjala është e mirë, mirësia e të cilës është e qartë, e nëse dyshon në mirësinë e saj atëherë hesht.
Fjala "le të nderoj fqiun", "le të nderoj mikun" na jep të kuptojmë obligimin ndaj fqiut dhe mikut si dhe bamirësia ndaj tyre. i men[uri obligohet që vazhdimisht të heshtë drisa të folurit nuk është obligativ. Sa shumë janë ata që pendohen pasi që flasin, kurse të paktë janë ata që pendohen pse kanë heshtur. Njerëzit më të dëshpruar dhe më të sprovuar janë ata që kanë gjuhë llafazane dhe zemër të vulosur. Gjuha ka dhjetë karakteristika dhe [do i men[ur obligohet që t’i mëson ato e të vëndojë [do karakteristikë në vendin e saj: ajo është mjet për sqarim, dëshmitare që lajmëron atë gjë gjindet në zemër, flet për të kthyer përgjigjen, ndërmjetëson për të arritur nevojat, përshkruese për t'u njohur gjërat, nëpërmjet saj largohet zemërimi, sjellet dashuria, është realksuese dhe pastruese për zemrat dhe krenare më të cilën largon brengat.
Kurse: heshtja është shpëtim, si [ është thënë në një fjalë të urtë: kush heshtë shpëton.
Transmeton Ibën Ebi Hatimi se K'ab ibën Maliku ka thënë: shpëtimi është dhjetë pjesë, nëntë prej tyre janë në heshtje.
Gjithashtu tranmetohet se Abdullah ibën Mes'udi ka thënë: pasha Atë pos të Cilit nuk ka zot tjetër, ajo që më tepër meriton burgim të gjatë është gjuha.
Thuhet se pasi që Junusi [alejhi selam] doli prej barkut të balenës shoqëronte heshtjen dhe pasiqë u pyet për këtë, tha: të folurit më çoi në barkun e balenës.
Imam Shafiu [rahimehull-llah] ka thënë: nëse ndonjëri prej jush dëshiron të flet atëherë lë të mëndojë: nëse e sheh se ka dobi flet e nëse dyshon nuk flet derisa të bindet se dobia qëndron në të folurit.
Tregohet se janë mbledhur katër njerëz të urtë dhe njëri prej tyre tha: më tepër kam mundësi të kundërshtoj atë që s'e kam thënë se sa atë që e kam thënë. Tjetri tha: të pendohem pse nuk kam folur është më e dashur për mua se sa të pendohem nga ajo që e kam thënë. i treti tha: kur e flas një fjalë ajo më zotëron kurse kur nuk e flas atë e zotëroj unë. i katërti tha: habitem me atë që flet një fjalë e cila nëse i përshkruhet atij që e ka thënë i bën dëm e nëse nuk i përshkruhet nuk i bën dobi.