13.
13. Durimi
13. Transmeton Ebu Seid S'ad ibën Malik ibën Sinan El Hudriu [radijallahu anhu] se disa njerëz prej Ensarëve kërkuan diç prej Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] E ai iu dha, ata përsëri kërkuan dhe ai përsëri iu dha derisa u harxhua gjithë ajo që pati, pastaj Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] iu tha: të gjitha të mirat që i posedoj nuk do t'i magazinoj për t'iu privuar nga ato, mirëpo ai i cili përmbahet (nga lypja) Allahu e bën të përmbajtur, atij që i majfton ajo që e posedon Allahu e pasuron, ai i cili soditë thellë Allahu ia ndriçon mendimin kurse asnjërit nuk i është dhënë ndonjë gjë më e mirë se sabri (durimi).(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: " O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut. (Ali Imran-200), " Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, keni frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjërë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer-10)
Erragib thotë: sabri etimologjikisht d.m.th. të përmbajturit në vështirësi kurse ne terminologji do të thotë: përmbyllja e vetes brenda vijave që i ka caktuar logjika dhe sheriati.
Ibën Haxheri gjatë definimit të sabrit thotë: sabri është mbyllja dhe pengimi i vetes – fjalëve apo veprave - nga hakmarrja në rraste dëmtimi. Ndonjëherë përdoret edhe me kuptimin "butësi" (hilm). Disa dijetarë kanë thënë: durimi gjatë mundimeve është xhihad ndaj egos. Allahu [subhanehu ve teala] e ka bërë natyrën e shpirtit (egos) që të ndiej dhimbje e ngashëri nëse dëmtohet me fjalë ose vepra, për këtë arsye Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] e gjeti veten në gjendje shumë të rëndë kur ia mveshën atij padrejtsinë gjatë ndarjes së plaçkës së luftës, mirëpo ai u sjell me butësi ndaj akuzuesit dhe bëri durim sepse e dinte shpërblimin e madh që fitojnë durimtarët dhe se Allahu [subhanehu ve teala] u jep të mira të panumërta. Durimtari ka shpërblim më të madh se ai që shpenzon pasurinë e tij në rrugë të Allahut, sepse shpërblimi i të dytit shumfishohet deri në shtatëqind herë edhepse e mira ne esencë shpërblehet me dhjetë të ngjashme përveç nëse Allahu dëshiron që ta shumfishoj.
Në hadithin e sipërpërmendur vihet në pah vlera e madhe e sabrit si dhe nxitja në të. Sabri është cilësi e lavdëruar, virtyt i dëshiruar, moral i rrallë, përfundimin e ka të lakmuar, pasojat e kënaqshme, është dobiprurës i madh, shansë për të menduar në atë që të sjell dobi, të ngadalëson në marrjen e qëndrimeve derisa dobia të jetë e vërtetuar dhe rezultati i siguruar.
Sabri është tre llojesh:
01 - sabri ndaj vështirësive që hasim gjatë kryerjes se obligimeve fetare.
02 - sabri ndaj asaj që është e ndaluar në fenë e Allahut duke lënë pas shpine mëkatet, kënaqësitë e ndaluara, si dhe përpjekja që të mos iu afrohemi atyre, nënështrimi i epshit dhe frenimi i tij për të mos rënë në amoralitete. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, Xhenneti është vendi i tij." (Naziat – 40,41)
03 - sabri në fatkeqësitë e dhimbshme, tragjeditë befasuese dhe në sprovimet çkado që të jenë shkaqet.
Muslimani është i obliguar që të bëjë durim në kryerjen e obligimeve fetare dhe në të kapurit për fenë e Allahut, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët." (Bekare-153), "O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun që të arrini fitoren e dëshiruar." (Enfal-45)
Sabri ndaj peripetive në rrugën e da'ves (thirrjes islame) është prej virtytetve të Pejgamberëve alejhim selam, lidhur më këtë Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Ti (Muahamed) duro, ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur" (Ahkaf-35), sepse me sabër dhe bindje arrihet grada më e lartë në fe "prija" – imamllëku, siç thotë Allahu [subhanehu ve teala] "Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur." (Sexhde-45)
Këshillimi i njëri tjetrit për të bërë sabër është prej karakteristikave të shoqërisë islame, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë)." (Beled-17)
Thënë në përgjithësi ai i cili bën sabër duke kërkuar me këtë Fytyrën e Allahut [subhanehu ve teala], përfundimi i tij është Xhenneti, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë. (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend." (RR'ad-23,23,24)
Dije se njërëzit që më së tepërmi sprovohen janë "pejgamberët, pastaj ata më të ngjashmit e më të ngjashmit. Çdonjëri sprovohet sipas të kapurit të tij për fenë, nëse të kapurit të tij është i fortë sprovimi është më i fortë, nëse në të kapurit e tij për fenë ka dobësi atëherë sprovohet sipas asaj dobesie. Vazhdimisht njeriu do të sprovohet derisa të ecë mbi tokë pa asnjë mëkat." (Transmeton Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih)
Shembujt që flasin për sabrin e pejgamberëvë janë të shumtë. Ibrahim dhe Ismaili alejhima selam pranuan urdhërin e Allahut me zemërgjërësi dhe sabër derisa Allahu ia lehtësoi Ismailit duke i dhën një kurban. Nuhu [salallahu alejhi ve sel-lem] përjetoi nga populli i tij shumë pengime dhe mospërfillje mirëpo duroi e Allahu [subhanehu ve teala] i fundosi në ujin e vërshuar të gjithë përveç atyre që besuan atë. Poashtu Jakubi, Jusufi,, Ejjubi, Musai, Zekerijjau, Jahja, Isai alejhim selam u sprovuan dhe duruan.
Zotëriu i të gjithë njerëzve, Muhamed ibën Abdullahu [salallahu alejhi ve sel-lem]përjetoi peripeti dhe vështirësi të mëdha nga populli i Taifit. Mendjelehtit, fëmijët dhe robërit e këtij populli e gjuajtën më gurrë derisa ia përgjakosën këmbët, si dhe para kësaj dhe pas ai përjetoi mundime të shumta nga kurejshitët pabesimtarë, më pastaj në medine bëri sabër dhe luftoi derisa vuri themelet e shtetit më të madh që e njohi njerzimi dhe themelet e shoqërisë më të mirë që e pa njerzimi.
Shejhul Islam Ibën Tejmije [rahimehullah] thotë: Allahu [subhanehu ve teala] ka përmendur në Kur'an braktisjen e bukur (hexhër), faljen e bukur të gabimeve dhe durimin e bukur dhe në lidhje me këto është thënë: braktisje e bukur është ajo që bëhet pa cenim, falje e bukur kur ajo bëhet pa qortim kurse sabër i bukur kur nuk ka ankime te krijesat. Ahmed ibën Hanbelit duke qenë në shtrat të vdekjes i është lëxuar se Tavusi ka urrejtur këlthitjet e vdekjes dhe ka thënë: të klithish don të thotë të ankohesh te njerëzit, pas kësaj ai (Ahmedi) nuk ka këlthitë deri sa ka vdekur. Sa i takon ankimeve te Krijuesi kjo gjë nuk e mohon sabrin e bukur siç tregon Allahu [subhanehu ve teala] fjalët e Jakubit [salallahu alejhi ve sel-lem] në Kur'an: "Ai (Jakubi) tha: “Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m'i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!”, "Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim, ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk dini”.(Jusuf-83, 86)
Abdulaziz ibën Revvad ka thënë: tre gjëra janë prej thesarit të Xhennetit: fshehja e fatkeqësisë, sëmundjes dhe lëmoshës"
Abdullah ibën Muhamed elHerevij ka thënë: prej margaritarëve të mirësisë është fshehja e fatkeqësisë.
Aun ibën Abdullahu ka thënë: mirësia në të cilën nuk ka aspak të keqe është falenderimi Allahun duke qenë rehat dhe sabri gjatë fatkeqësisë.