40 Hadithe Mbi Moralin
Autor i librit: Ahmed Muadh Hakkij

23.


23. Përmbushja e premtimit



23. Ebu Hurerja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:“shenjat e hipokritit janë tre: kur flet gënjen, kur premton nuk e përmbush premtimin dhe kur i besohet një gjë e tradhëton atë.” (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Përmbusheni premitmin, pse për premtimin ka përgjegjësi.” (Isra – 34), poashtu thotë: “meqë keni premtuar, pra zbatoeni premtimin e dhënë ndaj Allahut.” (Nahël – 91)

Kuptimi i hadithit është: cilësitë e përmendura në hadith janë cilësi të hipokrizisë, kurse ai i cili i ka këto cilësi është përngjasuar me hipokritin në moralin e tij.

Me fjalën “premtim” nënkuptohet premtimi për punë të mira kurse nëse premtohet për të bërë të keqe në atë rrast preferohet mospërmbushja e atij premtimi madje mund të bëhet obligativ nëse mospërmbushja e tij nuk shpien në dëm më të madh.

All-llahu [subhanehu ve teala] ka urdhëruar që të përmbushet premtimi “Përmbusheni premitmin, pse për premtimin ka përgjegjësi.” (Isra – 34) kurse mashtrimi është i ndaluar në çdo beslidhje qoftë ajo ndërmjet muslimanit dhe ndonjë tjetrit, madje edhe nëse eshte në pyetje jomuslimani, pra çka mendon nëse mashtrimi bëhet ndaj muslimanit. Përmbushja e premitmit kur është në pyetje muslimani edhe më parë kërkohet kurse thyerja e tij është mëkat më i madh.

Thyerja e premtimit ndahet në dy lloje:

Një: të premtojë duke fshehur në zemrën e tij qëllimin e thyerjes së premtimit, ky është vesi më i keq.

Dy: të premtoj duke patur për qëllim përmbushjen e premtimit, pastaj ndëron mendimin dhe then premtimin pa arsye.

Përmbushja e premtimit është prej vyrtiyteve të shpirtrave të lartë, është moral i rrallë, i lavdëruar, pronari i saj është i madhëruar në sytë e njerëzve dhe i besueshëm tek ata.

Një beduin ka thënë: premtimi i fisnikut është i menjëhershëm apo i shpejtë kurse premtimi i të kundërtit është vonim dhe arsyetim.

Një tjetër ka thënë: arsyetimi i pranuar është më i mirë se vonimi i tepruar.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free