24.
24. Këshilla
24. Transmeton Ebu Rukaje Temim ibën Eus Eddarij se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Feja është këshillë. Thamë për cilin? U përgjigj: për Allahun, për Librin e Tij, Pejgamberin e tij, prijësit e muslimanëve dhe masën e gjërë.” (Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] duka na lajmëruar për Lutin [alejhi selam] thotë: “dhe unë jam këshillues besnik për ju” (A’raf – 68)
Ky është një hadith madhështor, mbi të ndërtohet Feja Islame siç do të përmendim më vonë. Kuptimi i fjalës “feja është këshillë” është: këshilla është shtylla e fesë.
Hattabij [rahimehullah] ka thënë: fjala ‘nesiha” (këshillë) është shprehje me të cilën kihen për qëllim disa gjëra, prej tyre: t’ia duash të mirën atij që e këshillon. Kuptimi esencial i kësaj fjale është: “hulus” (pastrim). Thuhet: nesahtul asel” - e kam pastruar mjaltin. Pra kuptimi i fjalës: feja është këshillë (nasiha) për Allahun është: besimi i drejtë në njëshmërinë e Tij dhe sinqeriteti në adhurimin ndaj Tij. Kurse fjala “këshillë për librin e Tij” d.m.th. të besosh në këtë libër dhe të veprosh sipas mësimëve që përmban ai. Fjala“këshillë për Pejgamberin e Tij” d.m.th. të besosh në pejgamberinë e tij dhe ta ndëgjosh atë kur urdhëron apo ndalon. “këshillë për masën e gjërë” d.m.th. udhëzimi i tyre kah gjërat që ju bëjnë dobi.
Ebu Amër ibën Salahi ka thënë: “nasiha’ (këshilla) është fjalë përmbledhëse që nënkupton: këshilluesi t’ia ofron të këshilluarit të gjitha aspektet e të mirës me zemër dhe vepër. Këshilla për Allahun e ka kuptimin: besimi në njëshmërinë e Tij dhe cilësimi i Tij me cilësi të përsosura dhe të larta si dhe mohimi i gjërave të kundërta që nuk i përkojnë madhërisë së Tij. Poashtu nënkuptohet largimi nga mëkatet dhe ndëgjimi i urdhërave të Tij. Të duash dhe të uresh për hir të Allahut, të luftosh atë që mohon besimin në Te si dhe të thërrasish dhe të nxisish në tërë këtë.
- “Këshilla për librin e Tij” nënkupton: të besosh në të, ta madhërosh, të mohosh mangësitë nga ai, ta lexosh drejtë, t’i rrespektosh urdhërat dhe ndalesat e tij, të kushptosh shkencat dhe shembujt që përmenden në të, të meditosh rreth ajeteve, të thërrasësh në të si dhe ta mbrosh nga shtrembërimi dhe shpifjet e të devijuarve.
- “Këshilla për Pejgamberin” është e afërme me atë të librit, d.m.th. ta besosh atë dhe shpalljen që e ka sjellur ai, ta madhërosh, ta rrespektosh, të kapesh për rrugën e tij, të ngjallësh sunnetin, të përhapësh dijen e tij, të armiqësosh armiqt e tij, të miqësosh miqt e tij. Të stolisesh më vyrtytet e tij, të edukohesh me edukatën e tij si dhe të duash familjen dhe shokët e tij.
- “Këshilla për prijësit e muslimanëve” don të thotë: t’i ndihmosh ata kur janë në të drejtë, t’i rrespektosh, t’ua përkujtosh të vërtetën, t’ua tërheqësh vërejtjen me butësi, të largohesh nga konflikti me ta si dhe të lutesh për ta që Allahu [subhanehu ve teala] t’i drejtojë.
- “Këshilla për masën e gjërë” nënkupton: udhëzimi i tyre kah ajo që ju bën dobi, mësimi i tyrë çështjet e fesë dhe dunjasë, fshehja e të metave të tyre, ndihma kundër armiqve të tyre, mbrojtja e tyre, të mos tradhtohen as të mos ua kenë zili, të duash për ta atë që don për vetevete si dhe të uresh për t atë që uren për vetevete.
Fudajl ibën Ijadi ka thënë: te ne, njerëzit nuk janë ngritur me falje dhe agjërim të shumtë porse me bujari shpirtërore, zemër të shëndoshë dhe këshillë ndaj ummetit.
Është pyetur Abdullah ibën Mubareku: cila është puna më e mirë? Ka thënë: këshilla për hirë të Allahut.
Ma’meri ka thënë: këshillues më i madh për ty është ai që më së tepërmi i frikohet Allahut për ty.
Selefi kur dëshironte të këshilloj ndokend e këshillontë fshehurazi ashtuqë disa prej tyre thonin: kush këshillon vëllain e tij fshehurazi ai vërtetë e ka këshilluar, kurse ai që e këshillon në praninë e njerëzve ai në realitet e ka qortuar.
Fudajl ibën Ijadi gjithashtu ka thënë: besimtari ua fsheh të tjerëve të metat dhe këshillon kurse i degjeneruari i zbulon të metat dhe shëmton.
Imam shafiu [rahimehullah] ka thënë: kush e këshillon vëllain e tij fshehurazi ai vërtetë e ka këshilluar dhe zbukuruar e ai që bën këtë haptazi ai në realitet ia ka zbuluar të metat dhe e ka shëmtuar.
Imam Muslimi transmeton se Xheriri [radijallahu anhu] urdhëroi shërbëtorin e tij që t’ia blej një at. Ai i a bleu për 300 dirhem. Erdhi shërbëtori së bashku me blerësin e atit te Xheriri për t’i marrë të hollat prej tij. Xheriri i tha pronarit të atit: ati yt është më i mirë se 300 dirhem a mund që të ma shesish për 400? Pronari i thë: këtë ti e vendos. Pastaj i tha përsëri: ati yt është më i mirë se 400 dirhëm a mund që të ma shesish për 500, dhe vazhdoi kështu deri sa ia ofroi 800 dirhem dhe e bleu me këtë shumë. Më pas u pyet për këtë e ai tha: unë i kam dhënë besën Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se do të këshilloj çdo musliman.
Gjithashtu Xheriri i thoshte shokut të tij: dije se atë që e marr prej teje është më e mire se ajo që ta jap unë, prandaj zgjedh!