38.
38. Ndalimi i zilise (hasedit)
38. Enesi, radijall-llahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Mos e urreni njëri tjetrin, mos ia keni zili njëri tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit por bëhuni robër të Allahut të vëllazëruar. Nuk lejohet që muslimani të braktis muslimanin më shumë se tre ditë.” (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “A u kanë zili atyre që Allahu u dha nga mirësitë e Tij?” (Nisa, 54), poashtu thotë: “Dhe prej dëmit të ziliqarit kur bën zili” (Felek, 5)
Zilia është: Dëshira që të largohen begatitë nga ai i cili i meriton ato. Ky kuptim është më i përgjithshëm se sa përkufizimi që ai të nxitojë në largimin e atyre begative. Nëse nxiton për këtë atëherë është shtypës i padrejtë, e nëse nuk nxiton në të, as që e publikon (zilinë) e as që bëhet shkaktarë në ekzistimin e shkaqeve për urrejtje, gjë prej të cilës është ndaluar muslimani atëherë shikojmë: nëse pengesa për këtë është pamundësia që don të thotë se nëse i jepet mundësia do të bënte një gjë të tillë (largimin e begative nga tjetri) atëherë ai është mëkatar, e nëse pengesa është devotshmëria mund që të arsyetohet, sepse ai nuk mund t’i largon mendimet e ndryshme të cilat ngacmojnë trurin e tij. Në këtë rast i mjafton që t’i luftojë ato mendime, të mos veproj sipas tyre e as të mendoj që të punoj sipas tyre. (Fethul Bari, 10/482)
Lakmia (gibta) është: Të dëshirosh që të kesh të njëjtën begati që e ka vëllai yt. Fudajl
ibën Ijadi thotë: Lakmia është prej imanit, zilia prej nifakut (hipokrizisë), e besimtari lakmon e nuk bën zili kurse munafiku (hipokriti) bën zili e nuk lakmon. Besimtari mbulon (të metat e tjerëve), këshillon dhe spjegon kurse mëkatari zbulon, turpëron dhe publikon.
Në hadithin e lartpërmendur mësojmë për ndalimin e zilisë ndërmjet besimtarëve. Ziliqari është armik i begative të Allahut, i hidhëruar me caktimin e Tij, i pakënaqur me ndarjen e të mirave që ka bërë Allahu ndërmjet robërve të Tij.
Zilia është mëkati i parë që është bërë ndaj Allahut, subhanehu ve teala, atëherë kur Iblisi bëri zili ndaj babait të njerëzve Ademit, alejhi selam, dhe bashkëshortes së tij. Zilia ishte mëkat i parë në tokë atëherë kur biri i Ademit bëri zili ndaj vëllait të tij dhe e vrau atë. Ziliqari nuk qetësohet shpirti i tij deri sa të largohet nga vëllai i tij begatia. Ibën Semmaku thotë: Allahu, subhanehu ve teala, ka zbritur një kaptinë dhe e ka bërë atë mbrojtje për krijesat e tij nga sherret e ndryshme, e mbrojten nga zilia e përmendi në fund sepse pas saj e keqja nuk ka fund. Zilia është mëkati i parë ndaj Allahut në qiell dhe në tokë.
Për ziliqarin nuk ka pushim. Xhahidhi thotë: Prej drejtësisë së pastër dhe të qartë është
që ziliqarit t’i falet gjysma e dënimit sepse dhimbja e trupit që ia shkakton vetvetes majfton për gjysmën e urrejtjes ndaj teje.