03.
03. Përvetësimi i moralit nga Kur'ani
03. Sa‘d ibën Hisham ibën Amiri i tha Aishes [radijall-llahu anha]: “Oj nëna e besimtarëve! Më trego për moralin e Pejgamberit sal All-llahu alejhi ve selem ! Ajo tha: a nuk e lexon Kur‘anin?! Thash: si jo, e ajo shtoi: morali i të Dërguarit të Allahut ishte Kur‘ani.(Transmeton Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë" (Maide – 15)
Neveviu [rahimehull-llah] rreth kuptimit të hadithit thotë: " veprimi sipas tij (Kur‘anit), të ndalurit në kufijtë e tij, përvetësimi i vlerave eduktive të tij, marrja mësim nga rrastet dhe tregimet e tij, meditimi rreth thellësisë së kuptimeve të tij dhe drejtleximi i tij." (Sherh Sahihul Muslim)
Përmendëm në temën paraprake “Burimi i moralit të lartë„ se megjithëatë se njohja e të mirës dhe të keqes bëhet nëpërmjet natyrës së pastër të njeriut prapseprap kjo dritë është e mangët dhe devijohet nga zakonet shoqërore, për këtë shkak Allahu me urtësinë e Tij e plotësoi këtë dritë me dritë hyjnore“Dritë përmbi dritë” (Nur – 35), poashtu Allahu [subhanehu ve teala] tha: “Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë" (Maide – 15)
Filozofët tentuan që ta plotësojnë këtë mangësi të (fitres) natyrës të pastër të njeriut duke themeluar rregulla dhe parime mbi moralin, mirëpo doli në shesh jokonsekuenca e tyre ngaqë është absurde përkufizimi i etikës së njeriut në bazë të një parimi apo rregulli, për këtë shkak në Islam gjejmë të bukurën në urdhërat e Kur’anit dhe udhëzimin e Pejgamberit sal All-llahu alejhi ve selem , Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë„ (Maide – 15)
Në Islam ka rregulla të veçanta që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me disa zakone apo marrdhënie të ndryshme:
01 - Maturia në ushqim dhe në shpenzim, larg të qenurit shpërdorues apo dorështrënguar,Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Edhe ata të cilët, kur shpenzojnë nuk janë as shpërdorues, as dorështrënguar, por mbajnë një të mesme të drejtë mes dy anëve.”(Furkan – 67)
02 - Garimi në punë të mira, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Secili (popull) ka një anë, drejt të cilit ai kthehet (në falje). Kësisoj vraponi pra, drejt gjithçkaje që është mirësi. Kudo që të jeni, Allahu do t’ju grumbullojë të gjithëve.” (Bekare – 148)
03 - Ndihma e ndërsjelltë për mirësi dhe pengimi nga e keqja, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ndihmoni njëri tjetrin në mirësi e devotshmëri dhe mos ndihmoni njëri tjetrin në gjynah e armiqësi. Dhe kini frikë Allahun se padyshim Allahu është i Ashpër në ndëshkim.” (Maide – 2)
04 - Sjellja e butë me tjerët. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha Aishes radi All-llahu anha : “çdo gjë që bëhet me butësi është e bukur, e nëse bëhet pa të, ajo vepër shëmtohet.” (Transmeton Muslimi)
05 - Të duash për vëllain tënd atë që e don për veten prej gjërave të mira: Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Asnjëri nuk e ka plotësuar besimin (imanin) përderisa të dëshiron për vëllain e tij atë që e dëshiron për vete.” (Transmeton Buhariu)
06 - Mosvënia nishan ndonjë gjë të gjallë, për ta qëlluar, sikur vihen sende të ndryshme.Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Mos vini nishan për ta qëlluar ndonjë gjë që ka shpirt.” (Transmeton Muslimi)