40 Hadithe Mbi Moralin
Autor i librit: Ahmed Muadh Hakkij

37.


37. Ndalimi i përgjimit




37. Muaviu [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: nëse i përcjell të metat e njerëzve atëherë i ke shkatëruar ata, ose gati se i ke shkatërruar ata.” (Ebu Davudi, Neveviu e vërteton hadithin)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “o ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat – 12)

Fjala përgjim (texhessus) është prej fjalës xhes që don të thotë: provim me dorë, që është një prej shqisave të njeriut. Qëllimi i hadithit të lartëpërmendur ësht: ndalimi i përcjelljes së të metave të muslimanëve sepse ajo shpien në shkatërrimin e tyre.

Ka shumë hadithe dhe ajete të cilat ndalojnë përgjimin e të metave, Allahu [subhanehu ve teala] thotë:“mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit” (Huxhurat – 12), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “mos dëgjoni fshehurazi fjalët e njerëzve as mos hulumtoni të metat e tyre.” (Buhariu)

Kujdes, kujdes vëlla musliman nga hulumtimi i të metave të muslimanëve dhe përcjellja e tyre, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “ai që përcjell të metat e vëllait të tij musliman Allahu e përcjell atë deri sa t’ia zbuloj ato në shtëpinë e tij.” (Ahmedi), poashtu thotë: “kush ia mbulon një të metë vëllait të tij Allahu ia mbulon atij një të metë Ditën e Kijametit.”(Ahmedi)

Përjashtohet nga ky rregull kur hulumtimi i këtillë është metodë e vetme për të shpëtuar dikënd, për shembull, sikur të lajmëroj ndonjë njeri të besueshëm se filani është vetmuar me një tjetër për ta mbytur.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free