40 Hadithe Mbi Moralin
Autor i librit: Ahmed Muadh Hakkij

32.


32. Ndalimi i bartjes se fjaleve (Nemimes)



32. Hudhejfeja [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: " bartësi i fjalëve nuk hyn në xhennet.” (Muslimi) Kurse ne transmetimin e Buhariut qëndron “ai i cili fshehurazi i ndëgjon fjalët pastaj i bartë ato nuk hyn në xhennet”

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “që është përgojues dhe banë fjalë ndër njerëz” (Kalem – 11)

Fjala nemime gjuhësisht d.m.th.: përshpëritje, lëvizje e lehtë. Kurse kuptimi terminologjik është: bartja e fjalëve prej njërit te tjetri për për të shkaktuar përçarje.

Pra ai i cili e di se bartja e fjalëve është e ndaluar dënohet me privim nga xhenneti ashtu siç dënohet në jetën e varrit. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kaloi pranë dy varreve dhe tha: këta dy tash po dënohen, jo për diçka të madhe. Njëri prej tyre ka bartë fjalët ndër njerëzit kurse tjetri nuk është kujdesur nga stërpikja me urinë gjatë kryerjes së saj” (Buhariu dhe Muslimi)

Atij që dikush i sjell fjalë nga njerëzit duhet që të mos i besoj ato e as që të mendoj keq për atë që i janë bartë fjalët, as të mos mundohet t’i verifikoj ato fjalë, ta ndaloj dhe shëmtoj bartësin e fjalëve, e nëse nuk ndalet nga kjo vepër atëherë duhet ta urrej. Më pas të mos e bëj të njejtin gabim që e ka bërë bartësi i fjalëve duke i bartë fjalët e tij dhe kështu të bëhet i njejtë sikur ai.

E tërë kjo nëse nuk ka dobi fetare në bartjen e fjalëve, në të kundërtën bartja e fjalëve është vepër e preferuar ose e obliguar sikur ai i cili verën ndokënd që mundohet të nëpërkëmbë nderin e ndonjë muslimani ose pasurinë e tij me padrejtësi.

El-Utbiu ka thënë: ndëgjova një plakë duke këshilluar djalin e saj: ruaje fshetësinë dhe ke kujdes nga bartja e fjalëve sepse ajo nuk lë miqësi pa e shkatërruar as zili pa e ndezur atë.

Jahja ibën Ebi Kethir ka thënë: atë që e bën bartësi i fjalëve për një orë nuk mund ta bëj magjistari për një muaj.

Muaviu i tregoi Ahnefit disa gjëra që kishte ndëgjuar për të e Ahnefi e ndaloi atë. Muaviu i tha: më ka treguar njeri i besueshëm, kurse Ahnefi ia ktheu: njeriu i besueshëm nuk tregon gjëra të neveritura.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free