40 Hadithe Mbi Moralin
Autor i librit: Ahmed Muadh Hakkij

26.


26. Mëshira



26. Xherir ibën Abdullahi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “ kush nuk mëshiron nuk mëshirohet ” (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Muhamedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, të mëshirshëm ndërmjet vete” (Feth – 29), poashtu thotë: ndaj besimtarëve bëhu i përulur dhe i butë” (Hixhër – 88)

Muslimi me një sened tjetër transmeton se Ekra’ ibwn Jabisi e pa Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke e puthur Hasenin [radijallahu anhu] dhe tha: unë kam dhjetë fëmij dhe asnjërin prej tyre nuk e ka puthur. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: “ai që nuk mëshiron nuk mëshirohet” Neveviu thotë: dijetarët kanë thënë se kjo fjalë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është e përgjithshme, përfshinë mëshirën ndaj fëmijëve dhe gjëra tjera.

Hadithi i lartëpërmendur na nxit që të jemi të mëshirshëm ndaj gjithë krijesave, ndaj besimtarit dhe jobesimtarit, ndaj kafshëve që i zotëron apo kafshëve që nuk i zotëron. Me mëshirë ndaj kafshëve nënkuptohet edhe dhënia e ushqimit, pijes, të mos ngarkohen tepër dhe mosrrahja e tyre.

Muslimani obligohet që të jetë i mëshirshëm ndaj vëllezërve të tij që ta mëshiron Allahu, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Allahu i mëshiron prej robërve të Tij ata që janë të mëshirshëm” (Buhariu), gjithashtu thotë: “mëshirë nuk ka vetëm ai që është i keq” (Ebu Davudi), mëshira është vyrtyt i shoqërisë islame, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Muhamedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, të mëshirshëm ndërmjet vete” (Feth – 29), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “shembulli i besimtarëve në mëshirën, dashurinë dhe ndjenjat e tyre reciproke është sikur shembulli i trupit, nëse një pjesë e tij ankohet tërë trupi e ndien dhimbjen me pagjumësi dhe temperaturë.” (Muslimi)

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është shumbulltyra ynë më e mirë, ai ka qënë i mëshirshëm dhe i butë, Enesi [radijallahu anhu] thotë: “nuk kam parë ndonjë më të mëshirshëm ndaj fëmijëve se Pejgamberi ” (Muslimi), kjo mëshirë nuk ka qenë e veçantë vetem ndaj fëmijëve porse i ka përfshirë edhe të rriturit ashtu siç e ka përshkruar Zoti i tij “ është i ndijshëm dhe i mërshirshëm për besimtarët ” (Teube – 128)

Në një fjalë është thënë: prej shenjave të fisnikërisë është mëshira kurse ashpërsia është shënjë e poshtërsisë.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free