40 Hadithe Mbi Moralin
Autor i librit: Ahmed Muadh Hakkij

12.


12. Vlera e asketizmit në këtë botë



12. Transmeton Abdullah ibën Omeri i cili thotë: Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] më vëndoi dorën mbi supin tim dhe më tha: "Jeto në këtë botë sikur të jesh i huaj ose si një kalimtarë rruge". Ibën Omeri gjithnjë thoshte: kur të ngrysesh mos prit agimin e kur të gdhihesh mos e prit muzgun e mbrëmjes. Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde dhe nga jeta yte për vdekjen tënde. (Transmeton Buhariu.)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë." (El-Kehf -45, 46)

 
Të jesh asket në një gjë don të thotë t'ia kthesh shpinën asaj gjëje dhe ta vlerësosh si të vogël, të pavlerë që nuk përkon me ambiciet e larta.

Selefi (gjeneratat e para të muslimanëve) dhe ata që kanë ardhur pas tyre kanë spjeguar domethënien e zuhdit në këtë botë. Në një hadith tjetër Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "të jesh asket ndaj kësaj bote nuk do të thotë të ndalosh të lejuarën apo të shkatërrosh pasurinë porse të jesh asket do të thotë që shpresa yte të mos jetë më e fortë në atë që e ke ne dorën tënde nga ajo që është në dorë të Allahut dhe të dëshirosh që nëse të godet ndonjë fatkeqësi të mos lirohesh nga ajo 0e qëllim që të fitosh shpërblime." (Transmeton Tirmidhiu i cili dhotë: hadithi është garib dhe nuk e njohim vetëm në bazë të këtij senedi).

Vehb ibën Virdi lidhur me zuhdin ka thënë: zuhdi ndaj kësaj bote është: të mos ndiesh keqardhje nga ajo që të ka ikur dhe të mos gëzohesh me atë që e fiton prej të mirave të kësaj bote.

Zuhriu kur u pyet për zuhdin tha: ai që harami i tij nuk ia tejkalon sabrin dhe hallalli nuk e pengon nga ibadeti .


Ahmed ibën Havarij [rahimehull-llah] e ka pyetur Sufjan ibën Ujejnen: cili është asket (zahid) në këtë botë? Ai është përgjigjur: ai i cili falendëron për begatitë e nëse sprovohet duron. Ai përsëri i ka thënë: o Ebu Muhamed, ai i cili kur i vijnë bëgatitë falendëron Allahun kurse kur sprovohet bën durim dhe ndahet nga ato begati si mund të jetë asket? Ai i tha: hesht! Atë që s'e pengojnë begatitë për të falenderuar Allahun e as fatkeqësitë për të duruar, ai është asket i vërtetë.

Rebia ibën Hajthem ka thënë: kulmi i asketizmit është mbledhja e gjërva me të drejtë dhe vënia e tyrë në vendet përkatëse me të drejtë.

Sufjan Etheuriu ka thënë: asketizmi ndaj kësaj bote është shpresa afatshkurte, nuk është ushqimi i papëlqyer e as veshja e dobët. Pastaj tha: prej lutjeve që bëjnë ata janë: o Zot na bën asketë në këtë botë dhe na jep prej të mirave të saj, mos na privo nga ato që të mos lakmojmë.

Imam Ahmedi tha: asketizmi ndaj kësaj bote është shpresa afatshkurte, kurse në një rrast tjetër tha: …shpresa afatshkurte dhe most ë lakmosh atë qe është në duar të huaja.

Për kuptimin e hadithit të përmendur në fillim të kapitullit kanë thënë: mos u fundos në të mirat e kësaj bote dhe mos e bën atë vatan tëndin, mos i pëshpërit vetes për qëndrim të gjatë në të e as për përkujdesjen ndaj saj. Mos u lidh për të si] bën gurbetxhiu me vendin e huaj dhe mos u merr ne të me atë që nuk do të merrej një gurbetxhi ne vendin e huaj i cili mendon që të kthehet në vendin e tij.

Sa i përket fjalës së Ibën Omerit ..kur të ngrysesh mos prit agimin e kur të gdhihesh mos e prit muzgun e mbrëmjes" është një nxitje prej tij që besimtari gjithmonë të jetë i përgatitur për vdekje, kurse përgatitja për vdekje bëhet me punë të mira, ashtu siç mund të kuptojmë nga hadithi nxitje për të qenë dëshirat tona afatshkurte, pra të mos i vonojmë punët e natës deri në mëngjes e kur të gdhihemi të mos i pëshpërsim vetes për mbrëmjen dhe t'I vonojmë punët e ditës deri në mbrëmje.

Fjala "Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde" është nxitje për të shfrytëzuar shëndetin, të derdhim mundin gjatë kohës kur jemi të shëndoshë me frikë që të mos na godet ndonjë sëmundje e të paaftësohemi për punë. Njëashtu edhe fjala e tij "… dhe nga jeta yte për vdekjen tënde" është nxitje për shfrytëzimin e ditëve të jetës sepse ai i cili vdes i ndëpritet mundësia e të vepruarit, i këputet shpresa dhe i rritet ngashëria. Ta dijë ky njeri se do t'i vij një kohë e gjatë e ai do të gjendet nën dhe, dhe nuk do të ketë mundësi të vepron.

Hadithet që flasin për vlerën e zuhdit ndaj kësaj bote janë të shumta, prej tyre: një njeri i that të Dërguarit të Allahut: më udhëzo në ndonjë punë të cilën nëse e bëj do të më dojë Allahu dhe do të më duan njerëzit! Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] i tha: "bëhu asket ndaj kësaj bote të don Allahu dhe bëhu asaket ndaj asaj që e posedojnë njerëzit të duan njerëzit" (Tranmeton Ibën Maxheja dhe Tirmidhiu i cili thotë se hadithi është hasen)

Poashtu hadithi "ka shpëtuar ai i cili ka pranuar Islamin, ai që rrizku (që ia ka caktuar Allahu) i tij i mjafton dhe është i kanaqur me të." (Transmeton Tirmidhiu)

Ibrahim Ed-hemi ka thënë: zuhdi është tre lloje: obligativ, vullnetar dhe shpëtues. Zuhdi obligativ është të përmbajturit nga harami ( e ndaluara), zuhdi vullnetar është mosthellimi në gjëra të lejuara kurse ai shpëtues është të përmbajturit nga dyshimet.

Vëlla i nderuar musliman! Dije se zuhdi më i mirë është ai i Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] dhe shokëve të tij të zgjedhur. Librat e kodifikimit të sunnetit janë përplot shembuj ku tregohet zuhdi dhe durimi i tyre, mund të përmendim fjalën e Omerit : kam parë Pejgamberin [salallahu alejhi ve sel-lem] të cilit i kalonte tërë dita e ai krrusej ngaqë nuk gjente as hurmën e llojit më të dobët për t'u ushqyer" (Transmeton Muslimi)

Aishja thotë: "nuk është ngopur familja e Muhamedit me bukë thekri dy ditë njëra pas tjetrës deri sa ka ndërruar jetë Pejgamberi." (Transmeton Muslimi)

Ebu Hurerja thotë: "nuk është ngopur i Dërguari i Allahut dhe familja e tij tre ditë me rradhë me bukë gruri deri sa u nda prej kësaj bote." (Transmeton Muslimi)

Një njeri hyri në shtëpinë e Ebu Dherrit dhe pasi rrotulloi shikimin rreth e përqark tha: o Ebu Dherr! Ku i ke plaçkat e shtëpisë? Ai tha: ne kemi një shtëpi tjetër kah e cila shpresojmë (ka për qëllim xhennetin sh.p.). ai përsëri iu drejtua: patjetër të kesh plaçka përderisa jeton në këtë vend! Ebu Dherri ia ktheu: pronari i shtëpisë nuk na lejon që të mbetemi këtu.

Omer ibën Abdulazizi në një hutbe (ligjerim) të tij tha: kjo botë nuk është vendbanimi i përherhsëm i juaji, Allahu ka caktuar për te zhdukjen kurse për banorët e saj udhëtimin. Sa prej begative të mëdha janë shkatërruar shumë shpejtë dhe sa prej banorëve të lumtur prej saj kanë udhëtuar!

Hasen el Basriu [rahimehull-llah] ka thënë: nënçmoeni dunjanë se pasha Allahun më të lumtur jeni kur nënçmoni dunjanë.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free