40 Hadithe Mbi Moralin
Autor i librit: Ahmed Muadh Hakkij

30.


30. Ndalimi i gënjeshtrës



30. Abdullah ibën Amër ibën Asi [radijall-llahu anhu] trasnmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “katër cilësi kush i ka është hipokrit i pastër, e kush e ka vetëm një cilësi ai ka një cilësi të hipokrizisë derisa të braktisë atë: kur t’i lihet një gjë në besë e tradhëton, kur flet gënjen, kur premton mashtron dhe kur kacafytet pëlcet.” (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “ mos iu qas asaj për të cilën nuk ke dituri ” (Isra – 36)

Dije se gënjeshtra është prej sëmundjeve më të rrënda që i kaplon shoqëritë, është ves me dëme të mëdha sepse nuk mund të paramendohet një shoqëri e mirfilltë ku bazë e mardhënieve ndërnjerzore është gënjeshtra.

Gënjeshtra është cilësi e hipokritëve siç u përmend në hadithin e lartëpërmendur, gënjeshtari gënjen për shkak moralit të tij të cekët për këtë ai është shumë larg nga morali islam. “është pyetur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : a mund që besimtari të jetë frikacak? Ka thënë: po. Pastaj është pyetur: e koprac? Përsëri ka thënë po. Më pas është pyetur: a mund të jetë besimtari gënjeshtar? Ka thënë: jo” (Muvetta i Imam Malikut)

Cilësia më e urrejtur për Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka qenë gënjeshtra. Aishja [radijall-llahu anha] ka thënë: “nuk ka patur ndonjë sjellje më të urrejtur për Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se gënjeshtra. Nëse ndonjë njeri gënjente në praninë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] vazhdimisht mendonte për të derisa të pendohej ai njeri.” (Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen). Nëse njerëzit ikin prej gënjeshtrës për shkak të qenurit të saj ves i neveritur gjithashtu ikin edhe melekët prej këtij vesi “kur njeriu gënjen, largohet prej tij meleku një milje nga fëlliqësira që bën ky njeri” (Tirmidhiu i cili thotë: hadith hasen xhejjid garib)

Gënjeshtra është gënjeshtër qoftë ajo në tallje apo në seriozitet, kur flet me fëmiun apo me të rriturin, madje edhe nëse “ i thotë fëmiut merre këtë pastaj nuk ia jep llogaritet gënjeshtër ” (Imam Ahmedi në Musnedin e tij)

Gënjeshtra më e madhe është gënjeshtra mbi Allahun “e kush është më i padrejtë se ai që gënjen mbi Allahun apo thotë: mua më shpallet (fjala e Zotit) e atij në realitet nuk i shpallet asgjë(En’am – 93), “e kush është më mizor se ai që trillon gënjeshtër për Allahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: këta ishin që gënjyen ndaj zotit të tyre, pra mallkimi i Zptit qoftë kundër mizorëve.” (Hudë – 18)

Prej shpifjes llogaritet edhe gënjeshtra mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë: “ai i cili gënjen mbi mua qëllimisht le të përgatit karrigen prej zjarri” (Muslimi)

Fudajl ibën Ijadi ka thënë: nuk ka pjesë të trupit më të dashur për Allahun se gjuha nëse ajo e flet të drejtën dhe nuk ka pjesë të trupit më të urrejtur se gjuha nëse ajo gënjen.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free