40 Hadithe Mbi Moralin
Autor i librit: Ahmed Muadh Hakkij

10.


10. Obligimi ndaj fqiut dhe porosia (hyjnore) ndaj tij



10. Transmeton Aishja [radijall-llahu anha] nga Pejgamberi salAll-llahu alejhi ve selem i cili tha:"Xhibrili vazhdimisht me porosiste për fqiun derisa mendova se do ta bën trashigimtar timin." (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Adhuroni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet." (Nisa – 36)

Dijetarët janë ndarë në mendime rreth kuptimit të fjalës së Muhamedit salAll-llahu alejhi ve selem " trashigimtar timin". Disa prej tyre e komentuan si "pjesmarrës në pasurinë e tij duke ia dhënë një pjesë të caktuar ashtu siç iu jipet anëtarëve tjerë të familjes. Të tjerët menduan se kjo shprehje ka për qëllim që fqiu të trajtohet sikur trashëgimtar në raportet me të. Mendimi i parë është më i qëlluar sepse kuptimi i dytë ka mbetur kurse i pari nuk ka ndodhur siç mund të kuptojmë nga hadithi.

Nocioni "fqi" përfshinë muslimanin dhe kafirin, ibadetxhiun (adhuruesin) dhe mëkatarin, ardhacakun dhe vendasin, të afërmin (e familjes) dhe të largëtin, ai që është afër me shtëpi dhe ai që është larg. Të gjithë këto janë në gradë, më e larta është ajo që i plotëson atributet e para, pastaj ai që vjen me radhe derisa të mbetet nje atribut, dhe e kundërta – grada më e ulët është ajo në të cilën mbeldhen cilësitë e fundit. Obligimi ndaj fqiut është aq më i madh varësisht prej gradës së tij.

Porosia mbi fqiun përmbushet duke drejtuar kah ai llojet e bamirësisë sipas mundësisë, sikur: dhurata, salami, buzëqeshja gjatë takimit me të, interesimi për gjendjen e tij, ofrimi i ndihmës kur ka nevojë dhe të tjera.

Pejgamberi salAll-llahu alejhi ve selem iu drejtua Ebu Dherrit: " O Ebu Dherr, kur të përgatisish salcë me lëng mishi shtoe ujin më tepër dhe gostiti fqinjtë." (Muslimi)

Pejgamberi salAll-llahu alejhi ve selem na ka urdhëruar që të mos pengojmë fqiun, ai na ka porositur:" Kush beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit le të mos pengojë fqiun e tij." (Buhariu). Ai e mohoi imanin nga njeriu i cili fqiu i tij nuk është i qetë "Pasha Allahun nuk besuar, pasha Allahun nuk ka besuar, pasha Allahun nuk ka besuar! E pyetën: cili o i dërguar i Allahut? Ai që fqiu i tij nuk është i qetë nga pengesat e tij, u përgjigj ai." (Buhariu) Bamirësinë ndaj fqiut e bëri kusht për të qenurit i mirë me atë, ai tha: "shok më i mirë tek Allahu është ai i cili është më i mirë për shokun e vet, kurse fqiu më i mirë ai i cili është më i mirë për fqiun e vet." (Tirmidhiu i cili këtë hadith vlerëson si: hasen garib)

Rreth kësaj teme transmetohet se Ahnef ibën Kajsi kishte hypur mbi shtëpinë e tij dhe kishte parë fqiun nga lartë, kjo e shtyri të britë: turp më qoftë, turp më qoftë, hyra në shtëpinë e fqiut pa lejen e tij, mos hypsha mbi shtëpinë time asnjëherë!

Ebu Hanife, (rahimehullah,) kishtë një fqi këpuctar i cili punontë shumë gjatë natës dhe çdoherë recitonte disa vargje ku shprehte pikëllimin e tij ndaj njerëzve dhe thoshte se e kishin lënë pas dore dhe gjëra tjera. Ebu Hanifeja, (rahimehullah,) kur zgjohej për të faluar namaz nate dëgjonte zërin e tij duke rrecituar vargje mallëngjyese. Dy netë me rradhë më nuk e dë- gjoi dhe filloi të interesohej për këpuctarin. Pasi që pyeti fqinjtë për të dhe kuptoi se sulltani kishte burgosur menjëherë shkoi tek valiu për të ndërmjetësuar. Ai iu drejtua valiut: patrulla juaj ka burgosur fqiun tim kurse unë kam obligim ndaj tij. Valiu pyeti: si quhet ai? Ebu Hanifeja u përgjigj: nuk e di emrin e tij mirëpo e dij se është këpuctar. Valiu urdhëroi që të lirohen të gjithë që ishin burgosur atë natë për të gjetur Ebu Hanifeja fqiun e tij. Pasi që e takoi, këpuctari iu drejtua Ebu Hanifes me falenderime të përzemërta kurse ai i tha: "O djalosh! Nuk të kemi lënë pas dore.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free