08.
08. Bamirësia ndaj prindërve
08. Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Është i mërishëm, është i mërishëm, është i mrishëm! Thanë: kush o i Dërguar i Allahut? Tha: ai që arrinë prindërit e tij duke qenë ata të vjetër, njërin apo që të dy, dhe nuk hyn në xhennet.” (Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet.” (Ankebut – 8 ), poashtu thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.
Rreth kësaj teme ka shumë hadithe të verteta dhe të njohura të cilat nxisin mirëbërësinë ndaj prindërve dhe sqarojnë shpërblimin e madh për këtë vepër. Këto hadithe na mësojnë se bamirësia ndaj prindërve duke iu shërbyer atyre, duke shpenzuar për mirqenien e tyre dhe të tjera, janë shkak për hyrjen në Xhennet. Ai i cili le pas dore këtë obligim nuk arrinë këtë shpërblim dhe Allahu [subhanehu ve teala] e merr mëri.
Bamirësia ndaj prindërve është prej punëve më të dashura tek Allahu [subhanehu ve teala] pas namazit në kohë të tij. Abdullah ibën Mes’udi [radijall-llahu anhu] thotë: e pyeta Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : cila është puna më e dashur tek Allahu i Madhëruar? Tha: namazi në kohë të tij. Mëpastaj pyeta: pas kësaj, cila? Tha: bamirësia ndaj prindërve. Përsëri pyeta: pas kësaj? Tha: xhihadi në rrugë të Tij.” (Buhariu)
Bamirësia ndaj prindërve është shkak për pranimin e duasë (lutjes) siç qëndron në rrëfimin e tre personave të cilët u strehuan në një shpellë, pastaj rrokulliset një shkëmb dhe e mbyll hyrjen e shpellës. Pas kësaj i thonë njëri tjetrit: shikoni cilat punë të mira i keni bërë për hir të Allahut dhe luteni me to, ndoshta gjëjmë shtegdalje. Njëri prej tyre tha: “O Allah i im! unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk ju kam dhënë të hanë e as të pijnë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më hutoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk ju erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t'i trazoj, por edhe që t'i ushqej para tyre familjen dhe shërbëtorët, andaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këmbët e mia klithnin të uritur, të cilëve u kam dhënë qumësht pasi janë zgjuar prindërit dhe e kanë pirë qumështin të cilin ua kisha sjellur. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty, e për askënd tjetër, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpelle në të cilën gjendemi!” Allahu ua lëvizi shkëmbin aq sa të shohin qiellin…” (Buhariu)
Prindërit janë ata që më denjësisht meritojnë sjelljen e mirë. Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] thotë: “erdhi te Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] një njeri dhe e pyeti: kush më tepër meriton sjelljen time të mirë? Tha: nëna yte. Tha: pastaj cili? Tha: nëna yte. Tha pastaj cili? Tha: nëna yte. Tha pastaj cili? Tha: babai yt.” (Buhariu)
Prej bamirësisë ndaj prindit është rrespektimi i dashamirëve të tij, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Bamirësi më e mirë është që njeriu të mbajë lidhje me dashamirin e babait të vet”. (Tirmidhiu – sahih)
Mosdëgjimi i prindërve është prej mëkateve më të mëdha. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] iu tha shokëve të tij: “A doni t'ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Ne i thamë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “All-llahut nëse i përshkruhet shok (shirk) dhe mosdëgjimi i prindërve”. Ishte (ulur) i mbështetur, pastaj u drejtua dhe tha: “Veni re, edhe fjala e kotë, edhe dëshmia e rrejshme”, dhe vazhdimisht e përsëriti këtë saqë thash: “Ah, sikur të heshtte!” (Buhariu)
Hasan Basriu u pyet për bamirësinë ndaj prindërve dhe tha: të shpenzosh për ta atë që posedon, t’i rrespektosh në atë që të urdhërojnë nëse urdhëri i tyre nuk është mëkat, argument për këtë është fjala e Allahut [subhanehu ve teala] : “E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre.” (Lukma – 15)
I është thënë Ali ibën Husejnit [rahimehull-llah]: ti jë bamirësi më i madh ndaj nënës tënde mirëpo nuk të shohim duke ngrënë së bashku më te! Ai tha: kam frikë të mos i paraprij në ndonjë gjë që syri i saj e ka dashur dhe me këtë të bëhem mosrrespektues ndaj saj.
I është thënë Omer ibën Dherrit pasi që vdiq i biri i tij: si ishte bamirësia e tij ndaj teje? Ai tha: kur ecnim së bashku gjatë ditës çdoherë ecte pas meje, e kur ecnim gjatë natës çdoherë ecte para meje. Asnjëherë nuk është ulur në ndonjë vend më të lartë se sa vendi që ulesha unë.