40 Hadithe Mbi Moralin
Autor i librit: Ahmed Muadh Hakkij

11.


11. Të dëshirosh për vëllain tënd atë që dëshiron për vete



11. Transmeton Enesi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-elm] ka thënë: " Nuk ka besuar askush prej jush përderisa të dëshiron për vëllain e tij atë që dëshiron për vete" (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe keni frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).(Huxhurat – 10)

Qëllimi i hadithit është se prej tërësisë së degëve të imanit të obliguara është që njeriu të dëshiron për vëllain e tij atë që dëshiron për vete

Ky rregull i pjesërishëm islam përkufizohet me rregullin themelor e që nënkupton: të dëshirosh për vëllain tënd të mirën ashtu siç e dëshiron për vete, ashtu siç është përmendur në një transmetim tjetër"… përderisa të dëshiron për vëllain e tij atë të mirë (hajr) që e dëshiron për vete" ( Transmeton Nesaiu)

 
Fjala "hajr" përmbledh të gjitha veprat fetare (taat) dhe veprat e lejuara të kësaj bote(mubahat) dhe Botës tjetër përpos ndalesave, sepse ato nuk janë mirësi (hajr) dhe nuk përfshihen.

Lidhur me hadithin e lartëpërmendur dijetari Ebu Amër ibën Salah thotë: "e tërë kjo mund të kuptohet si vepër e rrëndë dhe e parealizuar, mirëpo nuk është ashtu sepse kuptimi i hadithit është: nuk plotësohet imani i asnjërit prej jush përderisa të mos dëshiron për vëllain e tij musliman atë që dëshiron për vete. Ai këtë mund ta realizoj duke dashur për të arritjen e të mirave pa mos iu pakësuar të mirat e tij. E kjo është e lehtë për zemrën e shëndoshë kurse e vështirë për zemrën e sëmurë, Allahu na mbroftë neve dhe të gjithë vëllezërit tanë.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free