19.
19. Modestia
19. Transmeton Ijad ibën Himari se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Allahu më shpalli mua: bëhuni modest, mos mburreni njëri ndaj tjetrit as mos i bëni padrejtësi njëri tjetrit." (Transmeton Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "E të jeshë modest ndaj besimtarëve që të pranuan ty."(Shuara – 215) dhe "O ju që besuat! Kush largohet nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve." (Maide – 54)
Në këtë hadith nxitemi për të qenë modest dhe të largohemi nga mendjemadhësia. Çdo i mençur obligohet që të jetë modest dhe të largohet nga mendjemadhësia. Edhe sikur të mos ishte e vërtetë se me modesti ngritet njeriu prapseprap do të obligohej të stoliset me modesti.
Modestia është dy lloje: njëra është e lavdëruar kurse tjetra e qortuar. Modesti e lavdëruar është: të mos fyesh robërit e Allahut dhe të mos nënvlerësosh ata. Modestia e qortuar është: modestia ndaj të pasurve për të arritur diçka nga pasuria e tyre.
I mençuri duhet që të largohet nga modestia e qortuar në të gjitha rrastet, dhe të shoqëroj modestinë e lavdëruar në të gjitha aspektet.
Njerëzit më të mirë janë ata që janë modest megjith famën e tyre, asketët që kanë pasuri, të drejtit edhepse kanë fuqi. Njeriu nuk e len modestinë vetëm nëse mendjemadhësia është rrënjosur në të. Çdonjëri i cili shtirret mendjemadh ndaj njerëzve është i dashuruar në vetevete, kurse pëlqimi i vetevetes është zili ndaj mendjes se vet, nuk kam parë asnjë që është sillë me mendjemadhësi ndaj më të dobtëve përveç se Allahu e ka nënçmuar te më të ngriturit.
Thotë K'abi [radijallahu anhu] : Allahu [subhanehu ve teala] kur ia jep robit të Tij një dhunti në këtë botë e ai falenderon Atë dhe bëhet modest, Allahu i jep edhe dobinë e asaj dhuntie në këtë botë dhe ia ngritë gradët në botën tjetër, e nëse i jep ndonjë dhunti, e ai nuk falendëron Allahun e as që bëhet modest Allahu e privon nga dobia e asaj dhuntie në këtë botë kurse në botën tjetër nëse Allahu don e fut në një shtresë të Xhehennemit për ta dënuar, ose ia falë.
Ibrahim ibën Esh'ath e pyeti Fudajlin se ç'është modestia? Ai u përgjigj: modesti është ti nënshtrohesh të vërtetës dhe ti përkulesh asaj edhe nëse e dëgjon prej fëmiut po edhe nëse e dëgjon të vërtetën nga njeriu më injorant përsëri duhet ta pranosh.
Abdullah ibën Mubareku ka thënë: kulmi i modëstisë është të ulësh veten në pozitë të varfanjakut e t'ia bësh më dije se nuk je më me vlerë se ai pse je më i pasur dhe të ngritish veten në pozitë të pasanikut dhe t'ia bësh me dije se nuk është më me vlerë se ti pse është më i pasur.
Është pyetur Abdulmeliku: cilët njerz janë më të mirë? Ka thënë: modesti edhepse ka pozitë të lartë, asketi edhepse ka pasuri, ai që nuk dëshiron të ngritet mbit tjerët.
Ibën Semmaku hyri te Harun Rashidi dhe i tha: o prijës i besimtarëve, pasha Allahun, modestia yte megjith pozitën e lartë që ke është më e lartë se sa vet pozita. Haruni i tha: shumë fjalë të bukur the! Ai përsëri tha: o prijës i besimtarëve! Njeriu të cilit Allahu[subhanehu ve teala] i ka dhënë bukuri, famë, pasuri dhe ruan nderin, u ndihmon të varfërve dhe është mdest regjistrohet në Librin e Allahut prej njerëzve të veçantë të Tij.Harun Rashidi urdhëroi ti sjellin njgjyrë dhe fletë e pastaj rregjistroi këto fjalë me dorën e tij.