16.
16. Përdëllimi
16. Aishja [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgambri [salallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Allahu është Përdëllimtarë dhe e don përdëllimin, jep për përdëllimin atë që nuk e jep për egërsinë dhe atë që nuk jep për asgjë tjetër." (Transmeton Muslimi)
Allahu [subhanheu ve teala] thotë: "Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve." (A'raf – 199)
Nga hadithi i lartëpërmenduar mësojmë vlerën e përdëllimit, butësisë dhe nxitjen për t'u stolisur me këtë virtyt, siç kuptojmë qortimin e egërsisë dhe se përdëllimi është shkak i çdo mirësie.
Kuptimi i pjesës së hadithit "jep për përdëllimin atë që nuk e jep për egërsinë" është : së bashku me përdëllimn rezultojnë vepra të cilat nuk vijnë me të kundërtën e tij(përdëllimit). Disa mendojnë se kuptimi është: Allahu shpërblen përdëllimin me atë që nuk shpërblen cilësitë tjera. Hafidh ibën Haxheri e konsideron mëndimin e parë më të saktë derisa Neveviu mendimin e parë.
Muslimani duhet që të stoliset me këtë virtyt të lartë, sepse Allahu [subhanheu ve teala] e don këtë virtyt dhe është shkak për shumë mirësi. Ai i cili privohet nga ky virtyt në realitet është privuar nga mirësia, Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Kush privohet nga përdëllimi është privuar nga mirësia" (Transmeton Muslimi).
Çdo gjë është e bukur nëse aty ka përdëllim dhe [do gjë është e shëmtuar shëmtuar nëse nuk ka përdëllim, Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Përdëllimi nëse është në një gjë ajo është e bukur e nëse hiqet nga ajo atëherë shëmtohet" (Transmeton Muslimi).
Ai i cili e ka këtë cilësi nuk hyn në zjarr, Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "a doni t'ju tregoj cili nuk hyn në zjarr? Çdonjëri i cili është i afërt, i butë dhe i lehtë për njerëzit"(Transmeton Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen garib).
Përdëllimi nuk kërkohet vetëm ndërmjet njerëzve porse Islami thërret që të jemi të butë edhe me kafshët, siç thotë Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] "Allahu [subhanheu ve teala] e ka obliguar mirësinë për çdo gjë, kur të vritni lehtësoeni vrasjen, kur të therrni lehtësoeni therjen, mprehni thikat dhe rehatoni kurbanet" (transmeton Muslimi)
Transmetohet se një beduin hyri në xhami e Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ishte ulur. Beduini bëri një lutje: o Zot! Më fal mua dhe Muhamedin dhe mos e fal askënd tjetër përpos neve! Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] qeshi dhe tha: e ngushtove të gjërën. Më pas beduini shkoi në një kënd të xhamisë dhe përmjerri. Një kohë më vonë pasiqë beduini kishte kuptuar gabimin tha: kur më pa Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] m'u afrua, nuk më qortoi as që më shau por më tha: kjo është xhami dhe nuk përmirret në të, është ndërtuar për t'u përmenduar Allahu dhe për t'u falur. Më pas Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që të hidhet një enë me ujë për të pastruar vendin." (Transmeton Ibën Maxhe, kurse hadithi është edhe në Sahihul Buhari shkrutimisht)
Enesi [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] shkoi te gratë e tij të cilave iu printe gjatë udhëtimit i quajturi Enshexhe. Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] tha: mjer për ty o Enshexhe, me qelqin sillu me kujdes" (Transmeton Muslimi)