22.
22. Të kënaqurit me atë që posedon dhe vetpërmbajtja
22. Transmeton Ebu Hurejrja [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [alejhiselam] ka thënë: "Nuk është pasuri e vërtetë pasuria materiale por pasuri e vërtetë është pasuria shpirtërore "(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nuk ka anjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj " (Hud – 6)
Kuptimi i hadithit është se pasuri e dobishmë, madhështore apo e lavdëruar është pasuria shpirtërore sepse kur shpirti është i pasur i ndërpret ëndjet e tepërta, për këtë, ngritet dhe bëhet i madh dhe fiton privilegj, kënaqësi, autoritet dhe lëvdatë më shumë se i pasuri i cili është shpirtvarfër për të arritur pasuri, sepse të dytin pasuria e shpien në gjëra jo të ndershme dhe në vepra amorale për shkak ëndjeve të tij të ulta dhe kopracisë. Pra ai që karaktrizohet me pasuri shpirtërore është i kënaqur me furnizimin që ia ka caktuar Allahu, nuk tenton për ta shtuar atë pa nevojë, nuk insiston në kërkesë dhe lypje porse pajtohet me atë që Allahu [subhanehu ve teala] e ka ndarë për të dhe nuk ndien asnjëherë mungesë. Në anën tjetër ai i cili karakterizohet me shpirtëvarfëri është në të kundërtën e atij që është i pasur shpirtrisht sepse nuk kënaqet me atë që posedon por vazhdimisht vepron për të shtuar pasurinë në [fardo mënyre, e në rrast se nuk mund të plotësoj dëshirat pikëllohet dhe ndien keqardhje sikur të mos kishte pasuri. E tërë kjo sepse nuk i mjafton ajo që posedon, sikur të jetë i varfur materialisht përkundër të pasurit shpirtrisht i cili pajtohet me paracaktimin e Allahut [subhanehu ve teala] , i nënshtrohet ligjit të Tij duke e ditur se ajo që e pret tek Allahu është më e mirë dhe më afatgjate, pra ai nuk insiston të shtojë pasurinë e as që lyp një gjë të tillë. Sa vargje të bukura ka thurrur Imam Shafiu [rahimehull-llah] në lidhje me këtë:
- Rizkun (furnizimin) nuk e pakson vetpërmbajtja
- As që shtohet me përkujdesje e mundim
- Nuk ka gëzim të përjetshëm as brenga
- Nuk ka as skamje e bollëk pa përfundim.
- As që shtohet me përkujdesje e mundim
- Nuk ka gëzim të përjetshëm as brenga
- Nuk ka as skamje e bollëk pa përfundim.
Në këto vargje Imam Shafiu [rahimehull-llah] ve në pah gjendjen e atij që mundohet natë e ditë për të shtuar pasurinë dhe atij që është i kënaqur me atë që posedon. Ai më tej ndri[on faktin se nëse njeriu ka zemër të kënqur nuk ka dallim prej mbretërve të kësaj bote. (sh.p.)
Kujdesu vëlla musliman që të jesh i knaqur me atë që posedon dhe të jesh i vetpërmbajtur sepse furnizimi është ndarë nga i Urti dhe i Informuari për çdo gjë. Mbështetu në Atë që e ndanë furnizimin sepse kush mbështetet në Të, Ai i mjafton. Ebu Derda [radijall-llahu anhu] thotë: në kur'an është një ajet dhe sikur tërë njerëzit do ta kuptonin do të ishin të kënaqur me atë që posedojnë, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare." (Tala- 2,3)
Dije se përkujdesja e tepërt nuk ta shton rizkun. Një beduin i tha një tjetrit të cilën e pa shumë të kujdesur për të fituar pasuri: o vëlla, ti je kërkues dhe i kërkuar, ty të kërkon një kërkues të cilit nuk mund t’i ikish. Ti kërkon atë që s’ke nevojë sikur të mos kishe parë njeri i cili shumë përkujdeset mirëpo nuk arinë asgje si dhe njeri që është indiferent ndaj kësaj bote mirëpo është i furnizuar.
Një tjetër ka thënë: ti nuk mund ta arrishë shpresën tënde, as t’ia tejkalosh vdekjes, as ta mbisundosh furnizimin as ta kontrollosh fatin e tjetërkujt, e pse atëherë e shkatërron veten?
“Ai i cili është i vetëpërmbjëtur Allahu ia bën të mjaftueshme atë që posedon, ai cili është i pasur shpirtërisht Allahu [subhanehu ve teala] e pasuron” ( Buhariu dhe Muslimi) për këtë “ai të cilin e godet varfëria dhe ankohet te njerëzit, atij nuk i largohet varfëria, e kush i drejtohet Allahut, Ai i jep furnizim menjëherë apo më vonë ” (Ebu Davud, Tirmidhi) kjo sa i takon dunjasë kurse në Ahiret atij i takon xhenneti, transmeton Theubani [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [alejhi selam] ka thënë: “kush më garanton mus se askujt nuk do t’i lyp asgjë unë i garantoj xhennetin” Theubani tha: unë o i dërguar i Allahut, dhe asnjëherë nuk i lypi askujt asgjë. (Ebu Davudi)
Sa i takon atij që “lyp për ta shtuar pasurinë që ka ai Në realitet ka kërkuar për vete nje gacë, kërkon pak apo shumë ” (Muslimi)
Në këtë kontekst transmetohet se nje njeri duke qarë ankohet te Hasan Basriu për gjendjen e tij të rrëndë, hasani i thotë: e tërë kjo vjen nga përkujdesi i madh qe ke për dunjanë, pasha Allahun sikur ndonjëri të posedonte tërë botën e pastaj e humë atë nuk mendoj se meriton ta anë atë.
Një njeri tjetër ankohet te Shiblij për gjendjen e rrëndë të familjes së vetë e ai i thotë:kthehu te shtëpia yte e atë që furnizimin i tij nuk është në dorë të Allahut dëboje nga shtëpia.
Erdhi një njeri te Shekik Belhij për ta takuar e bashkëshortja e tij e informoi se Shekiku kishte dalur në xhihad. Njeriu pyeti: ç’ju ka lënë në shtëpi? Ajo tha: Furnizuesi apo i furnizuar? Njeriu i tha: I furnizuari! Ajo ia ktheu: I furnizuari na ka lënë Furnizuesin(Zotin), ec o njeri dhe mos u kthe që të na i prishësh zemrat.