25.
25. Urdhërimi në punë të mira dhe ndalimi prej të këqiave
25. Seid el Hudriu [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “kush sheh një të keqe le ta ndëron atë me dorën e tij, nëse nuk mundet, le ta ndëron me gjuhën e tij e nëse nuk mundet, atëherë le ta ndëron me zemrën e tij e kjo është imani (besimi) më i dobët.” (Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillë janë ata të shptuarit.” (Ali Imran – 104), poashtu thotë: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë të ndaloni nga veprat e këqia.” (Ali Imran – 110)
Fjala e përmendur në hadith: “la ta ndëroj” është urdhër nga i cili kuptojmë se kjo vepër është e obliguar me njëmendësinë e ummetit. Gjithashtu ajo e ka kuptimin e “këshillës” e cila është feja në tërësi, kurse urdhëri për punë të mira dhe ndalimi nga të këqiat është obligim i mjaftueshëm (fard kifaje) – që don të thotë: nëse një grup prej muslimanëve e kryen këtë obligim bie përgjegjësia nga tjerët e nëse e lënë pas dore këtë obligim atëherë të gjithë ata që kanë mundësi ta kryejnë këtë obligim mirëpo nuk kanë bërë një gjë të tillë pa arsye, kanë mëkat.
Urdhëri për punë të mira dhe ndalimi nga të këqiat nuk është obligim i veçantë për njërzit e pushtetit porse lejohet edhe për individët e shoqërisë islame sepse ai urdhëron dhe ndalon gjërat rreth të cilave ka dije për to, dhe kjo ndryshon me ndryshimin e rasteve. Nëse gabimi ndodh në obligimet e dukshme apo në ndalesat e njohura siç është namazi, prostitucioni e të ngjashme, atëherë dihet se çdo musliman ka dije rreth tyre. Nëse gabimet ndodhin në gjëra të paqarta për të gjithë njerëzit dhe në gjëra ku mund të ketë mendimi (ixhtihadi) hapsirë në atë rrast masa e gjërë nuk ka të drejtë në ndërhyrje e as të ndalojë nga ajo vepër porse ky është obligim i dijetarëve, e dijetarët ndalojnë veprat rreth të cilave ka koncenzus (ixhma) për ndalimin e tyre kurse çështjet divergjente në mesin e dijetarëve nuk mohoen, vetëm në rrast se dëshiron që ta këshilloj për lënien e asaj çështjeje divrgjente për t’u larguar nga mospajtmi, pra kjo gjë preferohet nëse bëhet me butësi. Kërkohet nga urdhëruesi në punë të mira dha ndaluesi nga të këiat që të jëtë i butë për të arritur qëllimin ashtu siç preferohet që kjo përgjegjësi t’i jipet atij që njihet me cilësi të mira.
Dije se kjo temë është e rrëndësishme sepse me këtë arrihet mirqenia e të gjithw njerëzve. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në mënyrë stilistike na e pasqyron rrëndësinë e urdhërimit në të mira dhe ndalimit nga të këqiat duke e përngjasuar atë më pronarët e një anijes, ai [sal-llaahu alehi ve sel-lem] thotë: “Shembulli i atij që ndalon nga të këqiat dhe atij që i vepron ato është njësoj sikur shembulli i një grupi njerëzish të cilët kanë hequr short se ku do te vendosen në anije. Njërit grup prej tyre i bie shorti që të vendoset në katin e epërm të anijes kurse të tjerëve në atë të poshtëm. Ata që ishin në katin e poshtëm kur mbushnin ujë kalonin kah ata që ishin në katin e epërm dhe menduan: sikur ne të shpërthejmë anijen në katin tonë për të mos i pënguar këta në katin e epërm!! (Thotë Pejgmaberi ): nëse i lënë të veprojnë ashtu si mendojnë do të fundosen të gjithë e nëse i pengojnë shpëtojnë ata dhe të tjerët.” (Buhariu)
Nga ana tjetër kur shtohen të këqiat dënimi e kaplon të mirin dhe të keqin. Nëse nuk ndalohet i padrejti mund që Allahu t’i dënojë të gjithë, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dëguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godas dënimi i idhët.” (Nur – 63), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, ose do të urdhëroni në të mira dhe të ndaloni nga të këqiat ose Allahu do t’ju lëshoj dënimin prej Tij e pastaj do të luteni mirëpo nuk do t’ju pranhen lutjet.” (Tirmidhiu, hadithi është hasen)
Sa i takon mënyrës së ndalimit të të këqiave dhe gradët e saj Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ka sqaruar në hadithin që u pqërmend në fillim të temës, pra “ le ta ndryshoj me dorën e tij, nëse nuk mundet me gjuhën ë tij e nëse përsëri nuk mundet atëherë më zemrën e tij” fjala “ të ndryshoj të keqen me zemrën e tij” d.m.th.: le ta urrej me zemrën e tij pra nuk bëhet fjalë për largimin apo ndryshimin e të keqes konkretisht, për arsye se ai nuk ka mundur përveç urrejtjes. Fjala “ky është besimi më i dobët” e ka kuptimin “besimi më pak i frytshëm”
Kërkohet nga urdhëruesi në punë të mira dhe ndaluesi nga të këqiat që të shoh nëse ndryshimi i të keqes me dorë mund shpien deri te ndonjë e keqe më të madhe atëherë nuk e përdorë këtë metodë por përdorë metodën e këshillimit dhe frikësimit e nëse mendon se edhe fjala mund të shkaktoj ndonjë të keqe më të madhe atëherë e ndryshon atë me zemër dhe rehatohet.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “O ju që besuat, ruane veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë.” (Maide – 105)
Ebu Umejje Esha’banij ka thënë: e pyeta Ebu Tha’lebe el-Hushenijin për këtë ajet e ai më tha: sa i takon këtij ajeti, vallahi kam pyetur atë që më së miri e ka ditur, e kam pyetur Pejgmaberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ai më tha: “urdhëroni në të mira dhe ndaloni nga të këqiat derisa të shihni se kopracia ndëgjohet, epshi pasohet, dunjasë i jepet përparësi dhe çdonjërit i pëlqen mendimi i vet, atëherë mirru me veten dhe leri njerëzit sepse ju presin ditë, të durosh në to është njësoj sikur të kapish një gacë të flakëruar, ai që punon në atë kohë do të ketë shpërblimin e pesëdhjetë njerëzve kurse ata punojnë sa punoni ju.” (Tirmidhiu i cili thotë: hasenun garib)