40 Hadithe Mbi Moralin
Autor i librit: Ahmed Muadh Hakkij

04.


04. Sinqeriteti dhe prania e nijetit gjatë kryerjes së veprave




04. Transmetohet nga Omer ibën Hattabi [radiall-llahu anhu] i cili thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Veprat vlerësohen sipas nijetit dhe çdonjëri shperblehet në sajë të nijetit të tij. Ai që ka bërë hixhret (emigrim) për shkak kësaj bote do të fitojë atë që ka patur për qëllim, ose për shkak të ndonjë gruaje arrinë të martohet me te, hixhreti i tij vlerësohet sipas qëllimit që ka patur.” (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” (Bejjine – 5)

Poashtu thotë: Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj.” (Haxh – 37)

Imam Neveviu thotë: nijeti është qëllimi që shpreh vendosshmërinë e zemrës. (Fet-h elbari 1/13)

Hadithi i sipërpërmendur na bënë të ditur se nuk ka vepra të sakta pa nijet. Në Librin e Allahut është theksuar tërthorrazi ky realitet. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Nuk është ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht.”(Ahzab – 5), dhe fjala e Allahut [subhanehu ve teala] “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj.” (Haxh – 37)

Ibën Abbasi për kuptimin e këtij ajeti thotë: “…mirëpo tek Ai arrinë nijetet e juaja” (Bustanul Arifin 23)

Të gjithë muslimanët njëmendësisht pohojnë vendin e lartë që ze ky hadith, dobitë e shumta që nxirren nga ai dhe autenticitetin e tij. Imam Shafiu dhe dijetraë të tjerë thonë: Ky hadith paraqet një të tretën e Islamit. Është argument për shtatëdhejtë kaptina të fikhut.

Disa të tjerë thonë: ky hadith paraqet një të katërtën e Islamit. Abdurahman ibën Mehdij thotë: Ai që mendon të shkruaj ndonjë libër duhet që të përmendë këtë hadith në fillim të librit për t’ia tërhequr vërejten kërkuesit të diturisë që të përmirësoj nijetin e tij. (Sahihul Muslim – sherh enneveveij, 13/53)

Nijeti është një nga elementet kryesore të moralit ngaqë çdo lëvizje apo moslëvizje vullnetare nuk kryhet pa tre gjëra: pa dije, dëshirë dhe vepër.

Veprat ndahen në tre grupe:

01 - vepra të mira (ta-at)vërtetësia e këtyre veprave dhe shumëfishimi i tyre është e lidhur ngushtë me nijetin.

02 - vepra që nuk qortohen e as lavdërohen (mubahat): njëashtu këto vepra janë të lidhura ngushtë me nijetin, ato mund të bëhen vepra të mira apo të këqia varësisht prej nijetit. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “kali për njeriun mund të jetë shpërblim, për dikend tjetër përmbushje e nevojës kurse për dikend mëkat.” (Buhariu)

03 - vepra të këqia (measi): këto vepra nuk ndërrojnë përmbajtjen e tyre për shkak nijetit. Nuk lejohet që ndonjë injorant të kuptojë nga hadithi “Veprat vlerësohen sipas nijetit” se punët e këqia (mëkatet) shndërrohen në punë të mira sipas nijetit, sikur ai që përgojon ndonjërin duke rrespektuar tjetrin, apo ai i cili ushqen një të varfër nga pasuria e huaj.

Nijeti ka fazat e tij, e ato janë:

01 - Ndërmendi apo pëshpërrima në vete: këtë njeriu nuk mund ta largojë nga vetvetja e tij. Allahu [subhanehu ve teala] me mëshirën dhe bujarinë e tij ia falë këtij ummeti gjërat që u bien ndërmend apo pëshpërrimën e shpritit nëse ato nuk zënë vend tek ai duke u bazuar në hadithin e Pejgambëerit : “Allahu ia falë ummetit tim atë që u pëshpërinë shpritat nëse ata nuk e shprehin apo veprojnë.” (Buhariu)

02 - Synimi për të vepruar: në këtë fazë nëse njeriu synon të bëjë një vepër të mirë, ai shpërblehet edhe nëse nuk e vepron, e nëse e vepron shpërbleëhet me dhjetë të mira ose më tepër. Sa i përket veprave të këqia, aty gjejmë dallim. Ai i cili synon të bëjë një të keqe dhe nuk e bën, atij nuk i rregjistrohet asnjë mëkat, e nëse e braktisë synimin e tij për hir të Allahut, ka një shpërblim. Nëse e vepron atë të keqe, i rregjistrohet një mëkat. Tërë kjo është nga mëshira e Allahut ndaj robërve të tij. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Allahu thotë: Kur robi im synon të bëjë një të keqe, mos e rregjistroni deri sa ta veprojë. Kur ta veprojë rregjitroni aq sa ka bërë. Nëse e braktisë për hir Timin, rregjistroni për të një të mirë. Kur robi Im synon të bëjë një të mirë mirëpo nuk e vepron, rregjistroni për të një të mirë, e nëse e vepron rregjistroni për të dhjetë të mira deri në shtatëqind.” (Buhariu)

03 - Vendosmëria dhe ngulmimi për të vepruar: në këtë fazë – Allahu e di më së miri –shpërblehet njeriu vetëm nëse paraqiten para tij pengesa objektive, jashtë dëshirës dhe fuqisë së tij dhe nuk kursen aspak mundin e tij për të vepruar atë të mitrë. Pejgmaberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në një duke udhëtuar për në Tebuk tha: “Njëmend disa njerëz që kanë mbetur pas nesh në Medine, nuk kemi kaluar ngushticë as luginë, e të mos jenë me ne. Ata i ka frenuar arsyeja.” Kurse në një transmetim tjetër qëndron: “na kanë shoqëruar në shpërblim” (Buhariu)

Lusim Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të nderuar që ta na i pastrojë nijetet tona, t’na i bëjë vetëm për hirë të Tij dhe punët tona të përkojnë me Ligjin e tij të drejtë.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free