40 Hadithe Mbi Moralin
Autor i librit: Ahmed Muadh Hakkij

31.


31. Ndalimi i përgojimit


31. Ebu Hurerja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:“A e dini se ç‘është përgojimi? Ata u përgjigjën: Allahu dhe Pejgamberi i Tij e dijnë më së miri. Pastaj ai tha: të përmendish vëllain tënd për gjëra që ai i urren. Dikush pyeti: ç‘mendon nëse gjërat që i përmendi janë të vërteta? Ai u përgjigj: nëse janë të vërteta atëherë e ke përgojuar e nëse janë të pavërteta atëherë ke shpifur për të.” (Transmeton Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] ka thënë: “Mos përgojoni njëri tjetrin, a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat – 12)

Përgojimi është: të përmendësh njeriun në mosprezencën e tij me gjëra që ai i urren.

Përgojimi është prej veprave më të shëmtuara dhe më të shpërndara në mesin e njerëzve, ashtuqë pak janë ata që kanë shpëtuar prej këtij vesi. Allahu [subhanehu ve teala] e ka përngjasuar përgojimin me të ushqyerit me kofomën e njeriut, sepse i vdekuri nuk e di nëse ndokush ushqehet me mishin e tij ashtu sikur i gjalli që nuk e di nëse ndokush e përgojon. Katadeja ka thënë: ashtu siç ndonjëri prej jush nuk ushqehet me kufomen e njeriut të vdekur, ashtu le të mos e përgojoj të gjallin.

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “ kur u ngrita në qiell, kalova pranë një populli të cilët thonjtë i kishin prej hekuri me të cilët i gërvishtnin fytyrat dhe gjoksat e tyre. Pyeta Xhibrilin: kush janë këta? U përgjigj: këta janë ata që hanë mishin e njerëzve dhe i prekin në nderin e tyre.” (Transmeton Ebu Davudi dhe Ahmedi)

Ashtu siç ndalohet përgojimi ndalohet edhe ndëgjimi i përgojimit, Allahu [subhanehu ve teala] thotë:“dhe kur ndëgjojnë fjalë të kota, i kthejnë shpinën” (Kasas – 55) prandaj muslimani kur ndëgjon përgojim të ndaluar duhet që ta refuzoj si dhe ta ndaloj përgojuesin nga kjo vepër, nëse nuk mundet, atëherë duhet që të largohet nga nga ai tubim nëse mundet, thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “kush refuzon fjalët që prekin nderin e vëllait të tij Allahu do ta largon zjarrin nga fytyra e tij Diten e Kijametit” (transmeton Tirmidhiu)

Ebu Kilabe thotë: kam ndëgjuar Ebu Asimin duke thënë: nuk kam përgojuar askend prej atëherë kur kam kuptuar se përgojimi është i ndaluar, kurse Mejmun ibën Sijahi askënd nuk përgojonte si dhe nuk lejonte që në prezencë të tij dikush të përgojohet, e ndalonte ose largohej nga ai tubim.

Përgojimi lejohet për qëllime të shëndosha e të ligjësuara nëse nuk mundet të arrihet deri tek ato përveç se me përgojim, ato janë gjashtë rraste:

01 - në rraste kur ndokujt i bëhet padrejtësi, i lejohet atij që t’ia paraqet kadiut problemin dhe te përmendë se kush i ka bërë padrejtësi.

02 - kërkimi i ndihmës prej atij që ka mundësi për të ndaluar një vepër të keqe siç është fjala: filani vepron këtë vepër dhe duhet ta ndalojmë.

03 - gjatë kërkimit të fetfasë (përgjigje fetare rreth ndonjë problemi) si për shembull: filani më ka bërë këtë padrejtësi, a ka të drejtë?

04 - njoftimi i muslimanëve për një vepër të keqe duke ua tërhequr vërejtjen dhe duke i këshilluar.

05 - përgojimi i atij që botërisht i bën mëkatet apo risitë në fe.

06 - për të njoftuar se për cilin bëhet fjalë.

Më parë është thënë: mos u siguro nga ai që gënjen për tjerët se nuk gënjen për ty si dhe mos u siguro se nuk i bartë fjalët tua ai që ti sjellë fjalët e tjerëve.

Hasan Basriut i është thënë: filani të ka përgojuar. Ai ia dha një pjatë me hurma të freskëta që t’ia dërgon përgojuesit. Përgojuesi erdhi tek Hasan basriu dhe i tha: të përgojova kurse ti më dhe dhuratë? Ai ia ktheu: ti m’i dhurove të mirat tua dhe desha që të ta kthej me të mirë.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free