05.
05. Dashuria ndaj Allahut
05. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë:“Kush posedon tre gjëra, do të shijojë ëmblësinë e imanit: ta don Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta don vëllain e tij vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër (mosbesim) pasi që Allahu e ka shpëtuar, ashtu siç urren hyrjen në zjarr. (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë.” (Ali Imran – 31), poashtu thotë: “dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë” (Bekare – 165)
Ky është një hadith madhështor, është themel perj themelve te Islamit. Dijetarët [rahimehumull-llah] thonë: kuptimi i fjalës “ëmbëlsia e imanit” është kënaqësia që ndien besimtari gjatë bindjes së tij ndaj Allahut dhe përballimit të vështirësive për të qenë Allahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të pajtuar me të duke i dhënë gjithë kësaj përparësi ndaj të mirave të kësaj bote. Dashuria e robit ndaj Allahut [subhanehu ve teala] realizohet duke aplikuar urdhërat dhe duke braktisur ndalesat e Tij, në të njejtën mënyrë realizohet edhe dashuria ndaj Muhamedit sal All-llahu alejhi ve selem. Kadi Ijadi thotë: “ky hadith ka të njejtin kuptim sikur hadithi: “Ka shijuar imanin ai i cili është i kënaqur që zot i tij të jetë Allahu, fe e tij Islami dhe i dërguar i tij Muhamedi” për arsye se nuk ka dashuri të realtë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit sal All-llahu alejhi ve selem, as ndaj muslimanit për hir të Allahut siç nuk ka urrejtje të vërtetë të kthimit në kufër (mosbesim) përveç tek ai që krahas imanit të tij i forcohet edhe bindja, i qetësohet shpirti, i zgjerohet zemra, e imani përzihet me mishin dhe gjakun e tij. Ky është ai i cili shijon ëmblësinë e imanit.” (Sahihul Muslim-sherh Ennevevij 2/13-14)
Nëse njeriu mendon thellë, vëren se të gjitha dhuntitë që i posedon janë nga Allahu, Ai është Mirërbërësi dhe Dhuruesi i tij i Cili e krijoi nga asgjëja, ia dhuroi dëgjimin, shikimin, forcën, diturinë, pasurinë dhe autoritetin. Ai është Zoti i Gjithmëshirshëm, Hyji Bujar, Furnizuesi i Urtë i cili ka cilësi të përsosura dhe të larta. Tërë kjo obligon dashurinë e plotë dhe të pastër ndaj Allahut, derisa ta dojë tërë atë që e don Allahu dhe ta urrejë atë që e uren Allahu. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (Nisa – 65), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Asnjëri nuk ka besuar në atë me të cilën jamë dërguar përderisa pason epshin e tij.” (Transmeton Begaviu në Sherh essune, kurse Ibën Rexhebi gjërësisht ka studiur këtë hadith në libirin e tij Xhamiul ulumi vel hikem). Atëherë kur dashuria rrënjoset në zemër, trupi lëvizë në përputhje me atë dashuri dhe urrejtje.
Dashuria ndaj Allahut ndahet në dy pjesë: farz (obligim i patjetërsueshëm) dhe mustehab(obligim i preferuar)
Dashuria e patjetërsuar është ajo dashuri e cila shkakton zbatimin e urdhërave të Allahut, mosrënien në mëkate dhe pajtimin me kaderin (paracaktimin) e Allahut. Ai i cili bie në mëkat – bën një vepër të ndaluar apo len pas dore ndonjë obligim, ai e ka të cunguar dashurinë e tij ndaj Allahut [subhanehu ve teala] për arsye se i jep përparësi epshit të tij. Mangësimi i imanit ndonjëherë është rezultat i lëshimit të shfrenuar në gjërat e lejuara (mubah) e cila trashëgon jovigjilencën dhe kjo e fundit bëhet shkak për rritjen e shpresës në mëshirën e Allahut dhe më pas mësyerjen e mëkateve dhe rënien në to. Për këtë të fundit aludon hadithi i Pejgamberit sal All-llahu alejhi ve selem: “nuk është besimtar laviri në kohën kur bën kurvëri” (transmeton Ibën Maxhe)
Dashuria e preferuar është frekuentimi i veprave vullnetare dhe largimi nga dyshimet. Ata të cilët kanë këtë cilësi, zakonisht janë të rrallë. (Fet-hul Bari 1/61)
Thëniet pejgamberike vërtetojnë se dashuria ndaj Allahut është faktor i mjaftueshëm për të arritur shpëtimin. Një njeri e pyeti Pejgamberin sal All-llahu alejhi ve selem : “kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi sal All-llahu alejhi ve selem tha: ç‘ke përgatitur për atë ditë? Ai u përgjigj: nuk kam përgatitur namaz të shumtë, as agjërim e as lëmoshë, mirëpo unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e tij. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: ti në botën tjetër do të jësh me atë që e ke dashur” (Buhariu)
Prej shenjave të dashurisë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] është zbatimi i urdhërave të Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij. Sa i takon asaj që pretendojnë disa mëkatarë gjoja se e duan Allahun e nga ana tjetër bëjnë mëkate, ajo është gënjeshtër dhe shpifje e tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotë:“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë” (Ali Imran – 31)
Imam Shafiu një rrast thurri këto vargje:
Kundërshton Zotin e pastaj pretendon dashurinë ndaj Tij?!
Kjo është absurditet i qartë për atë që logjikon.
Sikur dashuria yte të ishtë e sinqertë, do t’i bindeshe Atij!
Sepse ai që don ndonjërin edhe e dëgjon!
Kundërshton Zotin e pastaj pretendon dashurinë ndaj Tij?!
Kjo është absurditet i qartë për atë që logjikon.
Sikur dashuria yte të ishtë e sinqertë, do t’i bindeshe Atij!
Sepse ai që don ndonjërin edhe e dëgjon!
Ebu Ja’kub Ennehrexhurij thotë: çdonjëri i cili pretendon se e don Allahun [subhanehu ve teala] dhe punët e tij nuk përkojnë me urdhërat e Allahut, pretendimi i tij është i kotë. çdonjëri që mendon se e don Allahun dhe nuk i frikohet Atij , ai është i mashtruar.
Jahja ibën Muadhi thotë: nuk është i sinqertë ai që pretendon se e don Allahun dhe nuk i rrespekton kufinjtë e Tij.
Ruvejmi një herë kur u pyet për dashurinë ndaj Allahut, tha: dashuria është përputhshmëria në të gjitha çështjet.
O Allah, bëre dashinë ndaj teje më të dashur për ne se vetvetet tona, familjet, pasurinë dhe fëmijët tonë. Bëre dashurinë ndaj Teje më të dashur për ne se sa uji i ftohtë kur jemi të etur!
O Allah, pastroi zemrat tona nga varshmëria e ndokujt tjetër përveç Teje dhe na bën prëj atyre që i don dhe të duan!
O Allah, pastroi zemrat tona nga varshmëria e ndokujt tjetër përveç Teje dhe na bën prëj atyre që i don dhe të duan!